ramabaja bashkimi kombetar do te ndodhe brenda 10 vjeteve 692a32a06962f

Ramabaja: Bashkimi kombëtar do të ndodhë brenda 10 vjetëve

November 29, 2025
min lexim

Analisti politik, Sadri Ramabaja, vlerëson se procesi i bashkimit kombëtar Kosovë-Shqipëri do të përmbyllet në 10 vjetët e ardhshme.

“Gjasat reale janë që ky proces të përmbyllet brenda 10 vjetëshit që do të vjen. Në këtë drejtim jam shumë optimist”, u shpreh Ramabaja.

Ramabaja u shpreh se bashkimi kombëtar nuk mund të shihet si përrallë, por si proces historik që do të ndodh.

“Bashkimin kombëtar më nuk mund ta shohim si përrallë, por duhet ta shohim si proces historik dhe bëhet çdo ditë nëse ne arrijmë ta forcojmë sigurinë, unitetin shpirtëror të kombit dhe objektivin për realizimin në një mënyrë a tjetër të këtij bashkimi kombëtar. Konsideroj se hapi i parë në këtë drejtim tashmë është hedhur – ndërtimi i rrugës së kombit është njëri ndër proceset me të rëndësishëm strategjike e ushtarake, e dyta komunikimi i denjë e i përditshëm i gjithë hapësirës shqiptare dhe përafrimit me njëri-tjetrin, abetarja e përbashkët dhe krijimi i paralajmëruar i njësisë ushtarake të dy republikave tona”, u shpreh Ramabaja.

Ramabaja, mes tjerash, u shpreh se nuk ka forcë politike që mund ta shmang nga vëmendja dhe interesi i kombit.

Tutje, ai u shpreh se tashmë janë bërë hapa konkret drejt bashkimit kombëtar.

“Çështja e bashkimit kombëtar nuk ka forcë politike që mund ta shmangë nga vëmendja dhe interesi i kombit. Por, as nuk ka individ që mund ta refuzojë, varësisht nga rrethanat politike ka mundur të ndryshojë konceptimin e atyre që kanë luftuar për këtë ideal ose strategjinë e këtij ideali. Por, mbetet ideal për aq kohë sa nuk arrihet dot ndërkaq procesi i shtet formimit komb shqiptar prej vitit 1912 deri në vitin 1925 ka kaluar disa faza dhe nëse i referohemi mendimit politik të Ukshin Hotit – Republika e Kosovës është një hap drejtë bashkimit kombëtar”.

“Çështja është se si të shkohet tutje, unë jam përpjekur që në një studim të gjatë federata shqiptare si kohezion në Unionin Evropian ta shoh si proces historik që do të mund të realizohej përmes funksionalizimit të plotë të Republikës së Kosovës. Po besoj shumë që në këto 3-4 vitet e fundit janë bërë hapa të mëdhenj në drejtim të realizimit të 2-3 hapave të rëndësishëm që e bëjnë një shtet solid dhe të njohur ndërkombëtarisht dhe solid – shtrirjen e sundimit të ligjit në gjithë hapësirën territoriale të tij dhe ruajtjen e integritet territorial të tij. Ajo që ka ndodhur me veriun e Kosovës është ndoshta hapi më historik pas vitit 2008 kur është shpall pavarësia e Kosovës – pasi është rrumbullakuar funksionalizimi i sigurisë së Republikës së Kosovës”, u shpreh Ramabaja.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

hansi flick shpjegon me ne fund taktiken e vijes se larte 692a3295125ba
Lajmi i mëparshëm

Hansi Flick shpjegon më në fund taktikën e vijës së lartë

video zjarr ne nje apartament ne shkoder panik tek banoret e zones mberrin ne vendngjarje zjarrfikesja 692a3343c5c00
Lajmi i radhës

Video/ Zjarr në një apartament në Shkodër, panik tek banorët e zonës, mbërrin në vendngjarje zjarrfikësja

Të fundit nga

A është i trashëguar sensi i humorit?

Ndjenja jonë e humorit nuk është e rrënjosur në ADN-në tonë, por është pothuajse tërësisht e nxitur nga mjedisi ynë. Të qenët qesharak nuk varet nga ADN-ja. Një studim nga Universiteti Aberystwyth
ShkoLartë