rama udheton per ne turqi merr pjese ne samitin e nato s 6a4c93d059525

Rama udhëton për në Turqi, merr pjesë në Samitin e NATO-s

July 7, 2026
1 minut lexim

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të udhëtojë sot drejt Ankarasë për të marrë pjesë në Samitin e NATO-s, i cili do të zhvillohet më 7 dhe 8 korrik.

Sipas RTSH, presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan do të zhvillojë takime dypalëshe me 32 krerë shtetesh dhe qeverish, mes tyre edhe me kryeministrin shqiptar.

Në kuadër të samitit, Erdogan pritet të takohet me presidentin e ShBA-së, Donald Trump, presidentin francez Emmanuel Macron, kancelarin gjerman Friedrich Merz, kryeministrin e dorëhequr britanik, Keir Starmer, kryeministren italiane Giorgia Meloni, kryeministrin kanadez Mark Carney, sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa, presidentin finlandez Alexander Stubb, presidentin sllovak Peter Pellegrini, kryeministrin bullgar Rumen Radev, si dhe kryeministrin malazez Milojko Spajic.

Sipas agjendës, një nga takimet më të rëndësishme do të jetë ai kokë më kokë mes Erdoganit dhe presidentit amerikan Donald Trump, i cili do të pasohet nga një konferencë e përbashkët për shtyp.

Samiti i NATO-s do të përqendrohet në forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të Aleancës, rritjen e investimeve në mbrojtje, luftën në Ukrainë dhe sfidat e sigurisë me të cilat përballet rajoni euroatlantik. Në këtë takim do të marrin pjesë liderët e 32 vendeve anëtare të NATO-s, së bashku me ministra, diplomatë të lartë dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

hungaria mund te votoje per shkarkimin e presidentit qe javen e ardhshme 6a4c3fd0caaf3
Lajmi i mëparshëm

Hungaria mund të votojë për shkarkimin e presidentit që javën e ardhshme

samiti i nato s ne turqi pas sulmeve te fundit ruse zelensky do te kerkoje me shume sisteme te mbrojtjes ajrore 6a4c943250b0c
Lajmi i radhës

Samiti i NATO-s në Turqi/ Pas sulmeve të fundit ruse, Zelensky do të kërkojë më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore

Të fundit nga

ShkoLartë