Kryeministri Edi Rama u ka drejtuar kritika kryetarëve të bashkive lidhur me zbatimin e paketës së maleve, duke theksuar se faza e parë e saj ende nuk është përmbyllur.
Rama kërkoi më shumë angazhim dhe përgjegjësi nga pushteti vendor, duke nënvizuar se vonesat po pengojnë realizimin e objektivave të kësaj pakete.
“Pushteti vendor vetëm shfrytëzon taksat e shqiptarëve për të funksionuar… S’mund të prisni vetëm nga qeveria.
Si ka mundësi që s’ka mbaruar faza e parë e paketës së maleve, çfarë është kjo shkencë për të përcaktuar harta për zhvillim? Çfarë shkence bëni? Nuk e kuptoj!”, u shpreh ai.
Ndërkohë, për ata që do duan të rikandidojnë për bashkitë, vendosi një ‘kusht’.
“I kam kërkuar drejtores së agjencisë kombëtare të planifikimit, që të jetë në dispozicion të secilës bashki për asistencë teknike. I kam kërkuar ministrit Demo që të vendosë target për çdo bashki. Ambicie jonë është që të kemi 1 mijë investime. Nuk do të ketë asnjë rikandidim nëse nuk do jetë arritur targeti i këtij projekti”, tha Rama.
Burimi: botasot.info


