rama takon begajn i dorezon propozimet per ndryshimet ne qeveri pritet dekretimi dhe votimi ne kuvend 69a5721496520

Rama takon Begajn/ I dorëzon propozimet për ndryshimet në qeveri, pritet dekretimi dhe votimi në Kuvend

March 2, 2026
1 minut lexim

Këtë të hënë kryeministri Edi Rama ka takuar kreun e Shtetit Bajram Begajn. Takimi ka zgjatur rreth 25 minuta në Pallatin e Brigadave, pasi Presidenca është në rikonstruksion.

Kreu i qeverisë i ka propozuar Presidentit Bajram Begaj 7 ndryshimet në qeveri. Begaj ka 7 ditë kohë të dekretojë shkarkimin dhe emërimin e emrave të rinj të qeverisë, më pas ndryshimet paraqiten në Kuvend.

Të enjten e 26 shkurtit, vetëm 5 muaj pasi mori votëbesimin e kabinetit të katërt qeverisës në shtator të vitit të shkuar,  Edi Rama ndryshoi drejtimin e 8 ministrive.

Postin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjitikës, të mbajtur nga Belinda Balluku, Rama ia besoi Enea Karakaçit, aktualisht administrator i OSHEE.

Nga ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu do të drejtojë Ministrinë e Drejtësisë. Ferit Hoxha, diplomat karriere, ish-ambasadori ynë në OKB dhe aktualisht kreu i misionit tonë në BE, do të jetë ministër i Jashtëm, duke zëvendësuar Elisa Spiropalin. Besfort Llamallari, aktualisht ministër i Drejtësisë, do të marrë postin e ministrit të Brendshëm, duke u rikthyer në këtë ministri ku ka shërbyer si zëvendësministër në qeverinë Rama 3.

Largohet nga drejtimi i Mbrojtjes Pirro Vëngu, duke u zëvendësuar nga Ermal Nufi, i cili ka mbajtur postin e sekretarit të përgjithshëm në kabinetin e Belinda Ballukut si zëvendëskryeministre. Erjona Ismaili, deputete e qarkut Vlorë, do të jetë ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin.

Ndryshimet në Qeveri

Zv.kryeministër

Ikën Belinda Balluku

Vjen Albana Koçiu

Ministria e Jashtme

Ikën Elisa Spiropali

Vjen Ferit Hoxha

Ministri e Drejtësisë

Ikën Besfort Lamallari

Vjen Toni Gogu

Ministria e Brendshme

Ikën Albana Koçiu

Vjen Besfort Lamallari

Ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin

Ikën Toni Gogu

Vjen Erjona Ismaili

Ministër i Infrastrukturës

Ikën Belinda Balluku

Vjen Enea Karakaçi

Ministër i Mbrojtjes

Ikën Pirro Vengu

Vjen Ermal Nufi

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

zjarr ne rafinerine shteterore te naftes ne arabine saudite 69a5714a7d9a4
Lajmi i mëparshëm

Zjarr në rafinerinë shtetërore të naftës në Arabinë Saudite

prapaskenat e planit te bedri hamzes dhe opozies per te bllokuar osmanin alickaj komenton propozimin e pdk se per ceshtjen e presidentit 69a5722ed8757
Lajmi i radhës

“Prapaskenat” e planit të Bedri Hamzës dhe opoziës për të bllokuar Osmanin – Aliçkaj komenton propozimin e PDK-së për çështjen e Presidentit

Të fundit nga

ShkoLartë