rama takohet me zyrtaret e lidhjes se bizneseve te kosoves 690ba7e41072a

Rama takohet me zyrtarët e Lidhjes së Biznesëve të Kosovës

November 5, 2025
1 minut lexim

Lidhja e Bizneseve të Kosovës, priti sot në një takim pune me bizneset anëtare të saj Kryetarin aktual të Komunës së Prishtinës dhe njeherit kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për mandatin e ardhshëm, z. Përparim Rama.

Gjatë këtij takimi, z. Rama prezantoi programin e tij qeverisës për mandatin e ardhshëm katërvjeçar, duke elaboruar vizionin për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të kryeqytetit, përmirësimin e infrastrukturës urbane, digjitalizimin e shërbimeve komunale, planet zhvillimore dhe avancimin e partneriteteve publiko-private si motorë të rritjes së qëndrueshme.

Takimi u zhvillua në kuadër të misionit të Lidhjes e Bizneseve të Kosovës, për të promovuar dialog të hapur, profesional dhe konstruktiv ndërmjet sektorit privat dhe institucioneve publike, me qëllim krijimin e një ambienti më të favorshëm për zhvillim ekonomik, inovacion dhe konkurrueshmëri në nivel lokal.

Në diskutimet e mbajtura, u theksua rëndësia e politikave lokale që nxisin ndërmarrësinë, përkrahjen e bizneseve të vogla e të mesme, si dhe nevoja për bashkëpunim strategjik ndërmjet Komunës së Prishtinës dhe komunitetit të biznesit në hartimin dhe zbatimin e projekteve zhvillimore me ndikim afatgjatë.

Kryetari i Lidhjes së Bizneseve të Kosovës, z. Besart Dreshaj, falënderoi z. Përparim Rama për vizitën dhe për prezantimin e detajuar të programit të tij qeverisës para Bizneseve, duke e vlerësuar këtë si një kontribut të rëndësishëm në procesin e ndërtimit të urave të besimit dhe bashkëpunimit ndërmjet sektorit publik dhe privat. z. Dreshaj theksoi se Lidhja e Bizneseve të Kosovës mbetet e përkushtuar në rolin e saj si platformë e pavarur për përfaqësimin e interesave të biznesit, duke synuar që zëri i ndërmarrësve të jetë pjesë integrale e vendimmarrjes lokale dhe kombëtare.

Lidhja e Bizneseve të Kosovës, mbetet e hapur , në mënyrë që të krijohet një dialog gjithëpërfshirës dhe i balancuar për të ardhmen ekonomike të kryeqytetit.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

pergjokaj ne krye te dukagjinit 690ba7d3da345
Lajmi i mëparshëm

Pergjokaj në krye të Dukagjinit

plagoset me arme zjarri 30 vjecari ne bathore detajet e para 690ba884ee63d
Lajmi i radhës

Plagoset me armë zjarri 30-vjeçari në Bathore, detajet e para

Të fundit nga

ShkoLartë