rama shpall kandidaturen per kryetar te ldk se 6ad9f57c50854

Rama shpall kandidaturën për kryetar të LDK-së

October 22, 2026
1 minut lexim

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka konfirmuar se do të kandidojë për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në zgjedhjet e brendshme që kjo parti do t’i ketë vitin e ardhshëm.

Në një deklarim për media gjatë ditës së sotme, Rama i ka bërë thirrje kryetarit aktual të LDK-së, Lumir Abdixhikut, që të japë dorëheqjen.

“A keni dëgjuar që kam thënë se po? Do të jem (kandidat për kryetar të LDK-së). Jam dëshmuar në Prishtinë, jam rizgjedhur, e kam pru LDK-në të parën në Prishtinë. Mendoj se kishte bërë mirë (të dorëhiqet Abdixhiku). Ashtu duhet me u bë”, ka thënë Rama.

Ishte pikërisht Abdixhiku që e prezantoi Ramën si kandidat të LDK-së për kryetar të Prishtinës në vitin 2021, kur ai nuk kishte karrierë në politikë dhe njihej kryesisht si arkitekt e urbanist me përvojë ndërkombëtare.

Rama fitoi në dy palë zgjedhje nën siglën e LDK-së dhe u zgjodh kryetar i Prishtinës, në vitin 2021 dhe në vitin 2025.

Vazhdimisht e ka përsëritur se nuk është anëtar i LDK-së.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

gashi ndryshimet ne ligjin per avokatin e popullit kerkojne konsensus te gjere politik 6ad9f57a61298
Lajmi i mëparshëm

Gashi: Ndryshimet në Ligjin për Avokatin e Popullit kërkojnë konsensus të gjerë politik

mos e humbisni mundesine per dialog vajza e azem hajdarit mesazh studenteve me foton e te atit 6ad9f57d7d607
Lajmi i radhës

“Mos e humbisni mundësinë për dialog”, vajza e Azem Hajdarit mesazh studenteve me foton e të atit

Të fundit nga

ShkoLartë