gashi ndryshimet ne ligjin per avokatin e popullit kerkojne konsensus te gjere politik 6ad9f57a61298

Gashi: Ndryshimet në Ligjin për Avokatin e Popullit kërkojnë konsensus të gjerë politik

October 22, 2026
1 minut lexim

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka zhvilluar një diskutim tematik me Avokatin e Popullit, Faton Selami, lidhur me ndryshimet e propozuara në Ligjin për Avokatin e Popullit, të cilat synojnë forcimin e pavarësisë dhe funksionalitetit të këtij institucioni.

Gashi theksoi se ndryshimet ligjore janë të rëndësishme për mbrojtjen më efektive të të drejtave dhe lirive të qytetarëve, duke nënvizuar nevojën për vetëdije dhe përkushtim më të madh institucional.

“Ndryshimet ligjore kanë për qëllim forcimin e pavarësisë, integritetit dhe funksionalitetit të Avokatit të Popullit, me qëllim mbrojtjen më efektive të të drejtave dhe lirive të qytetarëve”, deklaroi Gashi.

Ai gjithashtu theksoi se procesi kërkon bashkëpunim ndërmjet partive politike, pasi mbrojtja e të drejtave të njeriut duhet të jetë interes i përbashkët, pavarësisht dallimeve politike.

“Për këtë proces nevojitet përkushtim institucional dhe konsensus i gjerë ndërmjet të gjitha partive politike”, u shpreh kryeparlamentari.

Gashi shtoi se Kuvendi mbetet i përkushtuar për krijimin e një kornize ligjore që garanton pavarësi reale për Avokatin e Popullit dhe mundëson përmbushjen e plotë të mandatit të tij, në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe nevojat e qytetarëve.

Në diskutim morën pjesë edhe ambasadori dhe shefi i Misionit të OSBE-së në Shkup, Kilian Val, ambasadori dhe shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut, Mihalis Rokas, si dhe koordinatorja e përhershme e Kombeve të Bashkuara në vend, Rita Kolumbia.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

dap nxjerr ne ankand banesa lokale dhe automjete 6ad9c59064d1a
Lajmi i mëparshëm

DAP nxjerr në ankand banesa, lokale dhe automjete

rama shpall kandidaturen per kryetar te ldk se 6ad9f57c50854
Lajmi i radhës

Rama shpall kandidaturën për kryetar të LDK-së

Të fundit nga

ShkoLartë