Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas miratimit në mbledhjen e qeverisë të aktit normativ për rishikimin e buxhetit.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Rama thekson se ky dokument pasqyron rritjen e ekonomisë shqiptare dhe krijon mundësi për rritjen e mbështetjes financiare për qytetarët.
Sipas Ramës, ndër masat kryesore parashikohen një bonus i ri për pensionistët, shtim i ndihmës për personat me aftësi të kufizuara dhe investime të reja në mbrojtje, shëndetësi, bujqësi, teknologji dhe sipërmarrje.
Postimi i Ramës:
AKTI NORMATIV I QERSHORIT që sapo kaloi në qeveri është pasqyrë kuptimplotë e një vendi ku ekonomia rritet dhe mundëson një tjetër bonus për pensionistët;
një rritje kuptimplotë të mbështetjes për personat me aftësi të kufizuar, fëmijët me aftësi të veçanta, autizëm, etj., si edhe kujdestarët e tyre;
një sërë masash të tjera mbështetëse për teknologjinë, sipërmarrjen, shëndetësinë, bujqësinë, zhvillimin urban e rural, ku masa e re për financimin e mbrojtjes është më madhja ndonjëherë në historinë e Forcave të Armatosura
Në ditët në vijim do të shpjegojmë çdonjërën nga masat, por mbetet domethënëse kalimi tek bonusi i pensionistëve edhe i të gjithë të ardhurave shtesë nga rritja e çmimit të naftës.
Burimi: botasot.info


