rama publikon shifrat rekord vizitoresh ne sitet kulturore te shqiperise 68ee2027e27b1

Rama publikon shifrat, rekord vizitorësh në sitet kulturore të Shqipërisë

October 14, 2025
1 minut lexim

Shqipëria po përjeton një bum turistik në fushën e trashëgimisë kulturore dhe historike, me një numër rekord vizitorësh të regjistruar gjatë nëntë muajve të parë të vitit 2025.



Të dhënat janë bërë publike nga kryeministri Edi Rama, i cili njoftoi se nga janari deri në shtator, janë numëruar gjithsej 1,259,774 vizitorë, duke shënuar një rritje prej 57% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Në krye të listës së destinacioneve më të vizituara renditet Parku Arkeologjik i Butrintit, me 257,670 vizitorë, ndjekur nga Kalaja e Gjirokastrës, me 253,407 vizitorë.

Parku Arkeologjik i Shkodrës ka pritur 150,927 vizitorë, ndërsa Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” është vizituar nga 147,178 persona. Ndër atraksionet kryesore është edhe Parku Arkeologjik i Apolonisë, me 109,669 vizitorë.

Këto shifra dëshmojnë për rritjen e interesit ndaj trashëgimisë historike dhe kulturore shqiptare dhe përforcojnë pozicionin e Shqipërisë si një destinacion në rritje për turizmin kulturor në rajon dhe më gjerë.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

kater palestineze vriten ne gaza nje dite pas lirimit te 20 pengjeve izraelite hamas u shkel marreveshja e armepushimit 68ee1d4037011
Lajmi i mëparshëm

Katër palestinezë vriten në Gaza, një ditë pas lirimit të 20 pengjeve izraelitë. Hamas: U shkel marrëveshja e armëpushimit

si po i perdor kina mineralet e rralla si arme strategjike 68ee2148426e9
Lajmi i radhës

Si po i përdor Kina mineralet e rralla si armë strategjike?

Të fundit nga

Alarm për bombë në Aeroportin “Adem Jashari”

Një kërcënim me bombë është raportuar sonte në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur veprimet operative për të menaxhuar situatën dhe për të
ShkoLartë