rama procedura per mbylljen e tiktok ka perfunduar per telefonat smart 67e6b2958e709

Rama: Procedura për mbylljen e TikTok ka përfunduar për telefonat smart

March 28, 2025
1 minut lexim

Kryeministri vendit Edi Rama deklaroi sot gjatë rubrikës së tij “Sy m’Sy”, se procedura për mbylljen e TikTok ka përfunduar për telefonat smart.

Ai u shpreh gjithashtu se “të gjithë duhet ta dinë se mënyra për t’iu shmangur bllokimit duke përdorur të ashtuquajturat VPN falas është shumë e rrezikshme, pasi dihet botërisht se përmes VPN-ve falas hakerat bëjnë namin në grabitjen e të dhënave të telefonit”.

“Kijeni parasysh këtë gjë dhe duroni pa TikTok ca kohë deri kur të përfundojmë edhe programin e përbashkët me kompaninë TikTok, e cila së shpejti do të vijë në Shqipëri dhe do të paraqesë planin e rritjes së sigurisë për fëmijët dhe adoleshentët, në mënyrë që të gjithë të jemi të lumtur, edhe kompania, edhe prindërit, edhe fëmijët, edhe mësuesit, edhe ne”, tha kryeministri.

BURIMI: PCWORLD.AL

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

pese deklarata te femijeve qe prinderit nuk duhet ti injorojne 67e6afc89832d
Story i mëparshëm

Pesë deklarata të fëmijëve që prindërit nuk duhet t’i injorojnë

rokas agjenda reformuese nuk eshte ilac per te gjitha semundjet 67e6b3c0baae5
Story i radhës

Rokas: Agjenda reformuese nuk është ilaç për të gjitha sëmundjet

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë