rama plazhi i darzezes cdo vit e me shume destinacion veror 6897a385ab481

Rama: Plazhi i Darzezës, çdo vit e më shumë destinacion veror

August 9, 2025
1 minut lexim

Plazhi i Darzezës, 20 kilometra nga qyteti i Fierit, po frekuentohet gjithnjë e më shumë nga pushues vendas, por edhe të huaj. Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga plazhi i Darzezës, i mbushur me pushues të shumtë dhe të të gjitha grupmoshave.

Rama tha se plazhi i Darzezës në Fier frekuentohet çdo vit, gjithmonë e më tepër duke u kthyer në destinacion veror. Me një brez të gjerë rërë dhe ujë të pastër, Darzeza ka një sipërfaqe prej 13,7 km2.

Pushuesit zgjedhin të frekuentojnë këtë plazh për shkak të bukurisë, por kryesisht edhe për pastërtinë që ofron. Plazhi i Darzezës në Fier nuk shquhet vetëm për rërën kurative, ai është i gërshetuar mirë me ujin e pastër dhe pyllin shekullor.

Kjo pjesë e Adriatikut shoqërohet edhe me valët e forta të detit, duke ofruar për të apasionuarit e kitesurfing (rrëshqitje në valët e detit), ëindsurf, ëakeboard, si dhe sporte të tjera.

Bregdeti i Darzezës është i vetmi në Ballkan ku era krijon dallgë, të cilat janë të favorshme për ushtrimin e këtyre sporteve të veçanta.

Në fundjavë ky plazh është destinacioni i qytetarëve fierakë e jo vetëm. Rëra këtu është e imët dhe plot jod, mbrëmjet të freskëta dhe mbresëlënëse.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kshz miratoi kalendarin per zgjedhjet lokale dorezimi i listave te kandidateve deri me 13 shtator fushata fillon me 29 shtator 68979a124db25
Lajmi i mëparshëm

KSHZ miratoi kalendarin për zgjedhjet lokale: Dorëzimi i listave të kandidatëve deri më 13 shtator, fushata fillon më 29 shtator

dy yjet e real madridit futen ne shenjestren e arabise saudite 6897a3fd2afda
Lajmi i radhës

Dy yjet e Real Madridit futen në shenjestrën e Arabisë Saudite

Të fundit nga

Moti sot: I vranët, me reshje shiu

Sot pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell, ku pritet herë pas here të ketë reshje të pakta lokale shiu. Era do të fryjë kryesisht
ShkoLartë