rama per reformen ne drejtesi 10 vjet shemben kultin 100 vjecar te pandeshkueshmerise 6abcdb8f957f1

Rama për Reformën në Drejtësi: 10 vjet shembën kultin 100-vjeçar të pandëshkueshmërisë

September 30, 2026
1 minut lexim

“10 vite më parë, në vitin 2016, Kuvendi i Shqipërisë ktheu në akt aspiratën më të guximshme të programit tonë për një rilindje shqiptare.

Ndryshuam Kushtetutën dhe ligjëruam çlirimin e drejtësisë nga pushteti politik, pas një varësie kronike që kishte zgjatur nga themelimi i shtetit shqiptar në vitin 1912. Reforma në Drejtësi e shembi ngrehinën e vjetër të pushtetit gjyqësor. Ajo ngriti një superstrukturë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Sot, pas 10 vitesh, kemi parë, dëgjuar dhe mësuar shumë. Kemi parë forcën e reformës, por edhe dobësitë nga përballja me realitetin.

Kemi parë edhe dështime e deformime që nuk mund të fshihen pas rezultateve. Barra për Reformën në Drejtësi ia ka vlerë qerasë. 10 vjet shembën kultin 100-vjeçar të pandëshkueshmërisë”, tha ndër të tjera Rama.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nga kercenimet ndaj prokurorit qavolli deri tek aksioni madhor antidroge keta jane te akuzuarit per mbi 1 ton droge ne peje 6abcdb1423099
Lajmi i mëparshëm

Nga kërcënimet ndaj prokurorit Qavolli, deri tek aksioni madhor antidrogë/ Këta janë të akuzuarit për mbi 1 ton drogë në Pejë

irani merr reagime nga shba ja per planin 7 ditor te ndertimit te besimit rendit pikat e ngercit 6abcdbf4f0a4c
Lajmi i radhës

Irani merr reagime nga SHBA-ja për planin 7-ditor të ndërtimit të besimit, rendit pikat e ngërçit

Të fundit nga

ShkoLartë