nga kercenimet ndaj prokurorit qavolli deri tek aksioni madhor antidroge keta jane te akuzuarit per mbi 1 ton droge ne peje 6abcdb1423099

Nga kërcënimet ndaj prokurorit Qavolli, deri tek aksioni madhor antidrogë/ Këta janë të akuzuarit për mbi 1 ton drogë në Pejë

September 30, 2026
1 minut lexim

Një aksion i jashtëzakonshëm, në krye me prokurorin Ersan Qavolli, rezultoi në sekuestrimin e mbi një ton droge në Pejë, në shtator të 2024-s.

Dy vjet më vonë, Departamenti i Krimeve të Rënda në Prokurorinë e Pejës ka ngritur aktakuzë ndaj 9 të dyshuarve për kultivim narkotikësh, shitblerje të substancave narkotike, dhe vepra të tjera penale.

Pavarësisht kërcënimeve me jetë në adresën e Qavollit, prokurori pejan nuk u ndal deri në zbardhjen e plotë të rastit, që përfundoi me një prej aksioneve më të mëdha antidrogë në Kosovë.

Në dy parcela të ndara në fshatrat Kliqinë dhe Sferkë, u gjeten duke u kultivuar gjithsej 2,850 bimë kanabis sativa. Nga këto bimë ishte siguruar narkotik i llojit “kanabis sativa” në peshë të përgjithshme prej mbi 1,035 kilogramë e 712 gramë, që ishte sekuestruar nga Policia e Kosovës gjatë zbatimit të urdhërkontrollit më 27 shtator 2024.

Sasia e kanabisit, që kishte për adresë tregun ndërkombëtar, kishte vlerë afro 5 milionë euro dhe aksioni për sekuestrimin dhe asgjësimin e plotë të tij zgjati afro 14 orë.

Aksioni i plotë përfshiu angazhimin e të gjitha institucioneve lokale në Pejë, përfshirë prokurorinë e policinë, bashkë me ato qendrore, si Njësia Speciale Operacionale dhe ekipe të tjera relevante.

IndeksOnline raporton se aktakuza e sotme u ngrit ndaj këtyre të dyshuarve: Eldi Mykaj, Erion Etemaj, Engjelush Ibrahimi, Klodian Qokli, Shkëlqim Xhija, Mirjon Qokli, Istref Bajrami, Liridon Haziraj dhe Enver Hasani.

Përveç veprave penale që lidhen me narkotikët, njëri nga të pandehurit akuzohet edhe për veprën penale “Falsifikimi i parasë”, ndërsa një tjetër për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, pasi gjatë kontrollit është gjetur dhe sekuestruar një armë e gjatë AK-47, së bashku me municion.

Prokuroria Themelore në Pejë zotohet se mbetet e përkushtuar në luftimin e veprave penale që lidhen me narkotikët dhe në ndërmarrjen e të gjitha veprimeve ligjore ndaj personave që dyshohen për përfshirje në veprimtari të tilla.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

petrov paralajmeron dosje serioze per zgjedhjet ne lsdm nje gje eshte vota e anetaresise tjeter gje cipat 6abcc4be04284
Lajmi i mëparshëm

Petrov paralajmëron “dosje serioze” për zgjedhjet në LSDM: “Një gjë është vota e anëtarësisë, tjetër gjë çipat”

rama per reformen ne drejtesi 10 vjet shemben kultin 100 vjecar te pandeshkueshmerise 6abcdb8f957f1
Lajmi i radhës

Rama për Reformën në Drejtësi: 10 vjet shembën kultin 100-vjeçar të pandëshkueshmërisë

Të fundit nga

ShkoLartë