rama nga 2 ne 12 milione turiste tani duhet te rrisim urgjentisht cilesine 6abf7e90eb3ed

Rama: Nga 2 në 12 milionë turistë, tani duhet të rrisim urgjentisht cilësinë

October 2, 2026
1 minut lexim

Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria ka shënuar një rritje të ndjeshme të numrit të turistëve gjatë viteve të fundit, por tashmë sfida kryesore është përmirësimi i cilësisë së turizmit.

Gjatë fjalës së mbajtur në edicionin e parë të “Future Hospitality Forum 2026”, Rama tha se numri i turistëve është rritur nga rreth 2 milionë në mbi 12 milionë, duke theksuar se kjo rritje sjell edhe nevojën për standarde më të larta.

Sipas kryeministrit, pesë vite më parë Shqipëria ishte shumë pas vendeve të tjera të rajonit dhe Evropës sa i përket industrisë së turizmit. Ai solli si shembull mungesën e hoteleve me pesë yje dhe faktin se vendi nuk konsiderohej ende një destinacion i konsoliduar nga operatorët ndërkombëtarë të industrisë.

Rama tha gjithashtu se statistikat e dikurshme të turizmit ishin të fryra, pasi në to përfshiheshin edhe persona që hynin e dilnin nga Shqipëria për arsye të ndryshme, përfshirë udhëtime pune, takime familjare apo pushime jashtë vendit.

“Tashmë ndodhemi në një moment kur, në vend që të gëzohemi për rritjen e kërkesës, jemi të shqetësuar për nevojën urgjente për të rritur cilësinë”, u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë paralajmëroi se flukset e larta të vizitorëve me të ardhura mesatare dhe të ulëta krijojnë presion mbi infrastrukturën, shërbimet, mjedisin dhe komunitetet lokale.

Sipas tij, objektivi tashmë është krijimi i kushteve për zhvillimin e turizmit të nivelit të lartë dhe tërheqjen e një turizmi më cilësor, i cili, sipas Ramës, duhet të kthehet në një forcë të rëndësishme për ekonominë e vendit.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

citaku pret hofreiterin kerkon mbeshtetje te shtuar nga gjermania per kosoven 6abf7e12e5917
Lajmi i mëparshëm

Çitaku pret Hofreiterin, kërkon mbështetje të shtuar nga Gjermania për Kosovën

ministri letonez i mbrojtjes sulmet hibride te rusise jane shqetesimi kryesor jo retorika berthamore 6abf7ef220c74
Lajmi i radhës

Ministri letonez i Mbrojtjes: Sulmet hibride të Rusisë janë shqetësimi kryesor, jo retorika bërthamore

Të fundit nga

ShkoLartë