rama ne vjene i ftuar nderi ne konferencen time to decide europe 2025 692f23d435f39

Rama në Vjenë, i ftuar nderi në Konferencën “Time To Decide Europe 2025”

December 2, 2025
1 minut lexim

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Vjenë ku mori pjesë në Konferencën e nivelit të lartë “Time To Decide Europe 2025”, një forum prestigjioz që mbledh liderë politikë europianë, ekspertë të diplomacisë, ekonomisë dhe sigurisë, për të diskutuar mbi sfidat dhe të ardhmen e kontinentit.

Rama ishte i ftuar nderi në këtë aktivitet, ku drejtoi një nga panelet kryesore të konferencës, si edhe kontribuoi në pjesën e konkluzioneve përfundimtare.

Në postimin e tij, Kryeministri theksoi rëndësinë e këtij forumi të nivelit të lartë që trajton çështje kyçe mbi të ardhmen e Europës, ku marrin pjesë liderë politikë, ekspertë të diplomacisë, ekonomisë dhe sigurisë.

“Ishte privilegj të merrja pjesë si i ftuar nderi në drejtimin e njërit prej paneleve, si edhe në konkluzionet përfundimtare”, shkroi Rama, duke ndarë pamje nga aktiviteti në Vjenë.

Konferenca “Time To Decide Europe 2025” është një prej takimeve më të rëndësishme të politikëbërësve europianë, ku adresohen tema që lidhen me zgjerimin, sigurinë, zhvillimin ekonomik dhe rolin global të BE-së.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

jadranka daboviq anastasovska jep doreheqje nga gjykata kushtetuese e rmv se 692f21cea04a3
Lajmi i mëparshëm

Jadranka Daboviq-Anastasovska jep dorëheqje nga Gjykata Kushtetuese e RMV-së

ndihet i tradhtuar nga guardiola 692f2435d18eb
Lajmi i radhës

Ndihet i tradhtuar nga Guardiola

Të fundit nga

ShkoLartë