Eurodeputeti Andreas Schieder këtë të hënë mori fjalën menjëherë pas fjalimit të kryeministrit Edi Rama në konferencën Ndërparlamentare mes përfaqësues të institucioneve shqiptare, Parlamentit Europian dhe parlamenteve të vendeve europian.
Teksa fliste, Rama u ngrit në një moment dhe iu afrua eurodeputetit duke i ndërprerë fjalën. Rama u shpreh se duhej të largohej për një takim tjetër teksa shtoi që Schieder mos t’iu fliste gjermanëve për Greqinë duke e lidhur situatën me humbjen e mbrëmshme të Gjermanisë ndaj Greqisë në Nation League.
“Kërkoj ndjesë se kam takim me gjermanet e do me duhet të iki, se nuk e lë dot të presë shumë gjatë gjermanin. Më kanë thënë që është gjerman i rëndësishëm.
Mos u përmend Greqinë gjermanëve sepse humbën dje 1-0 ndaj Greqisë në futboll. Më në fund ka ardhur koha e Greqisë të fitonte”, tha ai.
Burimi: botasot.info


