rama korridori viii strategjik per shqiperine 69ac439a27c9c

Rama: Korridori VIII strategjik për Shqipërinë

March 7, 2026
1 minut lexim

Korridori VIII ka marrë njohjen e Bashkimit Evropian si një pjesë kyçe e rrjetit evropian të korridoreve, pas një pune intensive diplomatike të Shqipërisë.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama shpjegoi se më parë jo të gjitha vendet e BE e mbështesnin këtë korridor, duke penguar përfshirjen e tij në rrjetin evropian.

“Korridori VIII ka qenë prej kohësh i deklaruar strategjik, por nuk ka qenë i pranuar nga BE si një korridor europian dhe arsyeja ka qenë se jo të gjitha vendet e BE e dëshironin këtë korridor dhe ka pasur gjithmonë refuzim nga BE për ta përfshirë këtë korridor në korridoret e tjera evropiane, sepse përfshirja në korridoret evropiane jep një korridori vlerën si një aset i BE. Duke qenë një aset i BE, bëhet i financueshëm nga fondet evropiane. Faktikisht ka qenë puna dhe diplomacia jonë që në samitin e zhvilluar në Tiranë mes BE dhe Ballkanit, ky korridor u fut në rrjetin evropian të korridoreve”, tha Rama.

Ai shtoi se korridori është përfshirë edhe në rrjetin e lëvizjes së forcave të NATO-s, duke rritur rëndësinë strategjike për sigurinë kombëtare të vendit.

“Pasi u bë kjo, u vulos rëndësia strategjike e korridorit. Ky korridor, bashkë me portin e ri të Durrësit, garanton një aks tjetër të lëvizjes së mallrave dhe njerëzve nga lindja drejt perëndimit. Një aks më i shpejtë, me kosto më të ulët dhe me efikasitet më të lartë. Korridori VIII, para pak kohësh, u përfshi në korridoret e lëvizjes së forcave lëvizëse të NATO-s, që i rrit edhe më shumë vlerën strategjike. Përpjekja jonë për rindërtimin e një krahu ushtarak të portit do e bëjë korridorin edhe më të rëndësishëm. Kjo është një vepër shumë e madhe për tu zhytur në batën e përditshme politike e mediatike”, tha Rama.

Ky projekt nuk është vetëm një investim infrastrukturore, por edhe një hap strategjik që rrit pozicionin e Shqipërisë në rrjetin e transportit evropian dhe përforcon sigurinë kombëtare.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

kina konfirmon denimin me vdekje per abuzuesit seksuale te te miturve 69ac41b9d4c9e
Lajmi i mëparshëm

Kina konfirmon dënimin me vdekje për abuzuesit seksualë të të miturve

dekreti per shperndarjen e kuvendit profesori i se drejtes eshte ne kundershtim me kushtetuten 69ac43d60ace8
Lajmi i radhës

Dekreti për shpërndarjen e Kuvendit, profesori i së drejtës: Është në kundërshtim me Kushtetutën

Të fundit nga

Bernardo Silva nuk rinovon me Manchester Cityn

Një lajm i bujshëm ka tronditur botën e futbollit: Bernardo Silva, një lojtar thelbësor në skemat e Pep Guardiolës te Manchester City, nuk ka ndërmend të rinovojë kontratën e tij me klubin
ShkoLartë