rama i beri gjyqin publik e akuzoi per trafik droge studenti ia plas ne sy jam student i mjekesise me mesatare 10 6adb32a2309af

Rama i bëri gjyqin publik, e akuzoi për trafik droge, studenti ia plas në sy: Jam student i Mjekësisë me mesatare 10!

October 23, 2026
1 minut lexim

Kryeministri Edi Rama doli sot për t’i bëri gjyqin publik disa personave, që janë arrestuar për protestat e studenteve dhe sipas tij nuk janë studentë.

Por njëri prej tyre, Jon Suloymeri, i cili e pa veten në fotot dhe skedën që publikoi Rama, doli para kryeministrisë, për ti thënë se “ai është student i Mjekësisë me mesatare 10”.

Sipas studentit, ato që deklaron Rama janë mashtrime dhe përpjekjet e fundit të një diktatori.

“Zoti kryeministër ka dalë sot dhe më akuzuar për veprën penale prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Unë jam student i Mjekësisë dhe ky shpik legjenda me mbret. Dua të tregoj të gjitha notat që kam marrë me mesatare 10.0. Nuk na ndaloni dot me këto gënjeshtra. Këto janë përpjekjet e fundit të një diktatori.

Kam qenë të martën e kaluar i shoqëruar. Më mbajtën 7 orë e gjysmë dhe pastaj më lëshuan. Nuk e di ta do ta denoncoj, se nuk kam kohë për denoncime të kota. Nuk kam besim te asgjë”, tha Jon Suloymeri.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

hamza dorehiqet pdk ja perballe proves se madhe reformim apo percarje e re 6adb324161001
Lajmi i mëparshëm

Hamza dorëhiqet, PDK-ja përballë provës së madhe: Reformim apo përçarje e re?

trump thote se musk i ka hequr kufizimet e starlinkut per ukrainen 6adb32d8f16f8
Lajmi i radhës

Trump thotë se Musk i ka hequr kufizimet e Starlinkut për Ukrainën

Të fundit nga

ShkoLartë