rama eshte pro vucic alimehmeti paralajmeron 696585b5d9146

“Rama është pro Vuçiç”- Alimehmeti paralajmëron

January 13, 2026
1 minut lexim

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Ilir Alimehmeti, është shprehur se në Shqipëri do të ketë ndërhyrje ndërkombëtare për të rrëzuar kryeministrin Edi Rama nga pushteti.

Komentet Alimehmeti i bëri në emisionin ‘Terminal’ me gazetaren Aurora Sulçe në A2 CNN, ku tha se ndërkombëtarët nuk mund të lejojnë që në një vend të NATO-s të jenë në dorë të kriminelëve (duke iu referuar këtu dosjes së AKSHI-t).

Alimehmeti tha gjithashtu se kryeministri Edi Rama në dukje është perëndimor, por në të vërtetë është pro-lindjes, pasi sipas tij, është ortak i Presidentit serb Aleksandër Vuçiç.

“Aksi në letra joni është perëndimor, por në udhëheqje është lindor. Edi Rama nuk është pro-perëndimit, por është pro-Vuçiçit. Ballkanin e Hapur ai e bëri. E ka ktej aksin ai, jo andej. 1.5 milionë vetë jemi në total. Serbia nuk është vend anëtar i NATO-s, Shqipëria është. Dhe NATO-s nuk i intereson një hallkë e dobët zinxhiri.

I interesojnë të gjitha hallkat e zinxhirit të forta. Sepse e kemi parë shumë mirë vitin e kaluar se ku është orientimi gjeopolitik. Dhe ju patë shumë mirë sesi me AKSHI-n u bë -n u bë çështje e sigurisë kombëtare. Këtu çdo gjë e jona qenka në duart e pak kriminelëve.

Ky është vend i NATO-s dhe ju do shihni se këtu do ketë ndërhyrje, sepse nuk mund të lejohet dot kjo. Nuk ka asnjë autokraci në Europën Lindore që të jetë thyer vetëm me votë të lirë. Kështu ka ndodhur në të gjithë kontinentin tonë”, tha mes të tjerash Alimehmeti.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

andonovski qeveria eshte stabile ka mundesi per ndryshime por per momentin nuk ka paralajmerime 6965792e88289
Lajmi i mëparshëm

Andonovski: Qeveria është stabile, ka mundësi për ndryshime, por për momentin nuk ka paralajmërime

prapaskenat e largimit te alonsos nga real madridi 69658616aa6aa
Lajmi i radhës

Prapaskenat e largimit të Alonsos nga Real Madridi

Të fundit nga

ShkoLartë