rama do te goditet nga drejtesia brenda janarit deklarata e forte e gazetarit ne mars qeveri teknike 6949ba1598167

‘Rama do të goditet nga drejtësia brenda janarit’, deklarata e fortë e gazetarit: Në mars qeveri teknike

December 22, 2025
1 minut lexim

Gazetari Bledian Koka i ftuar në një studio televizive, duke folur për situatën politike në vend, tha se situata është e njëjtë me atë të vitit 1990.

Koka tha se kjo situatë zgjidhet me rënien e Ramës, për të cilin Koka tha se brenda janarit me shumë mundësi kryeministri do të goditet nga drejtësia.

Më tej, Koka u shpreh se brenda marsit do të shkohet në qeveri teknike, e cila do të çmontojë bandat kriminale.

Gazetari u shpreh se qeveria teknike duhet të çomontojë sistemin e patronazhimit.

“Sot duhet të diskutojmë raportin e Edi Ramës me ndërkombëtarët dhe me shqiptarët. Këtu, pas rënies së bustit në ‘90 u bënë zgjedhjet dhe zgjedhjet e para pluraliste dhe i fitoi prapë Partia e Punës dhe u desh ndërhyrja e ndërkombëtarëve që të rikthehej dhe të vendosej ajo që kërkonin të gjithë në 90-ën: pluralizmi. Unë mendoj që jemi fiks në të njëjtën situatë. Jemi sërish në vitin 1990, ku edhe pse shteti ka rënë, edhe pse dekadenca e këtij sistemi duket ashiqare, sërish sot po të bëhen zgjedhjet, fatkeqësisht këtu fiton Partia Socialiste për shkak të këtij sistemi endemik të kapjes, presionit dhe opresionit që bëhet mbi qytetarët, mbi biznesin dhe mbi administratën. Prandaj po e them si zgjidhet kjo gjë. Mendoj që kjo gjë zgjidhet dhe shumë shpejt do shkojë drejt kësaj që po them unë, që me shumë gjasë Edi Rama do ketë një goditje nga drejtësia brenda janarit dhe brenda marsit besoj që do duhet të shkohet së pari në qeveri teknike e cila duhet të bëjë çmontimin e bandave kriminale që kanë kapur shtetin dhe dosjet jo të Sali Berishës, por të SPAK-ut po e tregojnë këtë. Do duhet të çmontojë sistemin e poshtër të patronazhimit dhe pa diskutim do duhet të bëjë depolitizimin për aq sa është e mundur në Shqipëri të administratës publike që vetë raporti na tha se shteti dhe pushteti janë bërë një për hir të Partisë Socialiste”, tha Koka.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

komisioni i be se pezullon shperndarjen e fondeve per maqedonine e veriut per shkak te nje rasti ryshfeti 6949b80e98fae
Lajmi i mëparshëm

Komisioni i BE-së pezullon shpërndarjen e fondeve për Maqedoninë e Veriut për shkak të një rasti ryshfeti

amir rrahmani e napoli e fitojne superkupen e italise 6949ba73e4dd2
Lajmi i radhës

Amir Rrahmani e Napoli e fitojnë Superkupën e Italisë

Të fundit nga

​Ngjarjet e datës 23 dhjetor

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) mban konferencë për media me rastin e publikimit të raportit: “Qeverisja e Mirë dhe Sundimi i Ligjit në programet e partive politike (Zgjedhjet e parakohshme parlamentare
ShkoLartë