rama dhe pajaziti diskutojne bashkepunimin mes prishtines dhe bujanocit 69531910d4182

Rama dhe Pajaziti diskutojnë bashkëpunimin mes Prishtinës dhe Bujanocit

December 30, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, është takuar sot me kryetarin e Komunës së Bujanocit,  Arbër Pajaziti, ku kanë diskutuar mundësitë e bashkëpunimit ndërkomunal.

Gjatë takimit, u theksua rëndësia e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët, veçanërisht në sport, kulturë dhe krijimin e hapësirave të reja për të rinjtë.

Rama theksoi se bashkëpunimi mes komunave krijon më shumë mundësi për të rinjtë, kudo që ata jetojnë.

Takimi u zhvillua në kuadër të finales së turneut tradicional të futsallit “BU CUP 2025”, ku sporti edhe një herë u dëshmua si gjuhë e përbashkët që bashkon të rinjtë dhe komunitetet.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

avionet luftarake f 35 trump shqyrton mundesine e shitjes ne turqi premtoj se nuk do te perdoren kunder izraelit 695313e557452
Lajmi i mëparshëm

Avionët luftarakë F-35, Trump shqyrton mundësinë e shitjes në Turqi: Premtoj se nuk do të përdoren kundër Izraelit

ne listen e forbes beyonce eshte zyrtarisht miliardere 69531a31666a2
Lajmi i radhës

Në listën e Forbes/ Beyoncé është zyrtarisht miliardere

Të fundit nga

ShkoLartë