raketa e re henore e nasa s zhvendoset drejt platformes perpara nisjes 696d37b16433c

Raketa e re hënore e NASA-s zhvendoset drejt platformës përpara nisjes

January 18, 2026
min lexim

Raketa e re gjigante e NASA-s, Space Launch System (SLS), është zhvendosur drejt platformës së saj të nisjes nisjes në Qendrën Hapësinore Kennedy  në Florida, teksa bëhen përgatitjet e fundit për një mision historik që do të dërgojë astronautë për një fluturim rreth Hënës për herë të parë pas më shumë se gjysmë shekulli.

Nisja e raketës është planifikuar te mbahet ne 6 shkurt. Raketa 98 metra e gjatë nisi lëvizjen e saj në agim e kësaj të diele , me sistemin me rrota që udhëtonte  një shpejtësi prej vetëm 1.6 km/orë, nga ndërtesa e montimit të mjeteve hapësinor në një distance prej 6.5 kilometrash.

Mijëra punonjës të qendrës hapësinore dhe familjarë të tyre u mblodhën herët në mëngjes, pavarësisht të ftohtit, për të qenë dëshmitarë të këtij momenti të shumëpritur, i cili ishte shtyrë për vite me radhë. Turma u udhëhoq nga administratori i ri i NASA-s, Jared Isaacman, së bashku me katër astronautët e përzgjedhur për këtë mision.

Komandanti i ekuipazhit, Reid Wiseman, e cilësoi ngjarjen si mbresëlënëse: “Çfarë dite e jashtëzakonshme për të qenë këtu. Është vërtet frymëzuese.”

Amsterdam feston Ditën e Tulipanëve, 200 mijë lule falas në Sheshin e Muzeumeve

Raketa, e cila peshon rreth 5 milionë kilogramë së bashku me kapsulën Orion, u transportua mbi një platformë gjigante lëvizëse të përdorur edhe gjatë epokës së Apollo-s dhe anijeve kozmike, e modernizuar posaçërisht për peshën shtesë të kësaj rakete.

Ky do të jetë fluturimi i dytë i raketës Space Launch System. Prova e parë u realizua në nëntor të vitit 2022, kur kapsula Orion u dërgua pa ekuipazh në orbitë rreth Hënës. Probleme me mburojën termike dhe çështje të tjera teknike gjatë atij testi kërkuan analiza dhe prova shtesë, duke vonuar këtë mision të parë me astronautë.

Astronautët nuk do të zbresin në Hënë dhe as nuk do ta rrotullojnë atë në orbitë. Zbritja në sipërfaqen hënore pritet të realizohet në misionin e tretë të programit Artemis, disa vite më vonë.

Në misionin 10-ditor do të marrin pjesë Reid Wiseman, piloti Victor Glover dhe astronautja Christina Koch, të gjithë me përvojë të mëparshme fluturimesh hapësinore, si dhe astronauti kanadez Jeremy Hansen, i cili do të realizojë fluturimin e tij të parë në hapësirë.

Ata do të jenë njerëzit e parë që udhëtojnë drejt Hënës që nga viti 197, . Në total, 12 astronautë kanë ecur në sipërfaqen e Hënës që nga viti 1969.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

niko kovaqi do te marre drejtimin e manchester unitedit 696d36d37be1a
Lajmi i mëparshëm

Niko Kovaqi do të marrë drejtimin e Manchester Unitedit?

janiq amerika do te paraqese dokument per njohjen e kosoves nga serbia ne mars ose prill 696d37e1b31f9
Lajmi i radhës

Janiq: Amerika do të paraqesë dokument për njohjen e Kosovës nga Serbia në mars ose prill

Të fundit nga

ShkoLartë