qyteti ne uje permbytje masive godasin guizhou n ne kine evakuohen mijera banore 685b3e85e552f

Qyteti “në ujë” – Përmbytje masive godasin Guizhou-n në Kinë, evakuohen mijëra banorë

June 25, 2025
1 minut lexim

Përmbytje masive kanë përfshirë provincën Guizhou në jugperëndim të Kinës, ku reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar daljen nga shtrati të lumenjve, shembjen e rrugëve dhe paralizimin e jetës urbane.

Në qytetin Rongjiang, me mbi 300 mijë banorë, rrugët janë kthyer në lumenj, ndërsa uji ka pushtuar bodrumet e qendrave tregtare dhe garazhet nëntokësore. Pamjet tregojnë makina të përmbytura, rrugë të shkatërruara dhe qytetarë të izoluar.

Autoritetet kanë urdhëruar evakuimin e banorëve nga zonat fushore dhe përgjatë lumenjve, ndërkohë që një urë në rrugën për në Rongjiang u shemb pas një rrëshqitjeje dheu, duke kërcënuar jetën e drejtuesve të automjeteve që ndodheshin aty.

Shkencëtarët paralajmërojnë se përmbytje të tilla do të bëhen gjithnjë e më të shpeshta për shkak të ndryshimeve klimatike. Organizata Botërore Meteorologjike tha se Azia po ngrohet pothuajse dy herë më shpejt se mesatarja globale, çka po sjell mot gjithnjë e më ekstrem në rajon.

Ndërsa Guizhou dhe provincat e tjera jugore përballen me përmbytje masive, pjesët veriore të Kinës po përvëlohen nga temperatura deri në 40°C.

Pamjet e frikshme që vijnë nga Rongjiang, tregojnë se si qyteti është “gllabëruar” nga uji brenda pak orësh.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

mexhiti nje moment historik ligji per perfaqesim te drejt largohet nga ndikimi politik 685b3ce1c2ff9
Lajmi i mëparshëm

Mexhiti: Një moment historik, Ligji për përfaqësim të drejt largohet nga ndikimi politik

priyanka chopra shkelqen ne new york me nje fustan te bardhe elegant ne promovimin e filmit heads of state 685b40660466e
Lajmi i radhës

Priyanka Chopra shkëlqen në New York me një fustan të bardhë elegant në promovimin e filmit “Heads of State”

Të fundit nga

Gjiganti anglez e do Alphonso Davies

Manchester United po planifikon të nënshkruajë me Alphonso Davies nga Bayern Munich gjatë afatit kalimtar të verës që po vjen, raportojnë mediet britanike. Klubi anglez pritet të vendosë si prioritet blerjen e
ShkoLartë