Priyanka Chopra shkëlqen në New York me një fustan të bardhë elegant në promovimin e filmit “Heads of State”

June 25, 2025
1 minut lexim

Aktorja indiane me famë ndërkombëtare, Priyanka Chopra, tërhoqi vëmendjen në New York City teksa mori pjesë në një shfaqje speciale të filmit të saj më të ri, “Heads of State”.

E veshur me një fustan të bardhë elegant me detaje të prera dhe një çarje joshëse deri në kofshë, Priyanka u shfaq plot stil dhe vetëbesim në tapetin e kuq.

42-vjeçarja, e cila luan agjenten britanike të MI6, Noel Bisset, në komedinë aksion përballë Idris Elbas dhe John Cenas, kompletoi pamjen me taka të zeza me rripa dhe flokë të valëzuara, duke rrezatuar klas dhe elegancë, shkruan DailyMail.

Filmi pritet të publikohet më 2 korrik në Prime Video dhe trajton përpjekjet e Presidentit të SHBA-së dhe Kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar për të parandaluar një komplot global.

Filmi është xhiruar në Londër, Francë dhe Serbi, dhe kasti përfshin emra të njohur si Paddy Considine, Stephen Root, Carla Gugino dhe Jack Quaid.

Sipas përshkrimeve, “Krerët e Shteteve” është një kombinim mes “Air Force One” dhe “Midnight Run”, duke premtuar një histori plot aksion dhe humor.

Ndërkohë, Miley Cyrus ka folur me pozitivitet për Priyankën dhe bashkëshortin e saj, Nick Jonas, duke përmendur se “gjithçka është mirë në botë” mes tyre, përkundër së kaluarës me Nick gjatë viteve të tyre në Disney.

Chopra konfirmon edhe një herë se është jo vetëm një yll i filmit, por edhe një ikonë mode që i jep çdo tapeti të kuq një shkëlqim të veçantë.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Qyteti “në ujë” – Përmbytje masive godasin Guizhou-n në Kinë, evakuohen mijëra banorë

Të fundit nga

ShkoLartë