qytetarin e fut ne burg per energjine zv kryeministren qe vjedh milionat e mbron lapaj rama e trajtoi shtetin si toke babe 69936d95928cf

“Qytetarin e fut në burg për energjinë, zv.kryeministren që vjedh milionat e mbron”/ Lapaj: Rama e trajtoi shtetin si tokë babe

February 16, 2026
1 minut lexim

Edhe këtë të hënë Adriatik Lapaj ka vazhduar protestën para Kryeministrisë.

Nëpërmjet një video-mesazhi në “Facebook”, Lapaj theksoi se qeveria po tregon një standard të dyfishtë, pasi ka qytetarët që kanë vjedhur energjinë elektrike janë futur në burg , ndërsa për ata që kanë vjedhur milionat e shqiptarëve, angazhohet e gjithë qeveria në shërbim për ta mbrojtur.

“Ata që vjedhin shtetin duhet të përgjigjen për atë që bëjnë, por standardet janë të dyfishta. Sepse për dikë që kapet se deformon 50 mln euro  e mbajmë zv.kryeministre  dhe vihet gjithë qeveria në shërbim të faktit që të mbrohet. Dhe kjo e zhbën të gjithë fasadën dhe këta kanë arritur te pika që të zhbëjnë çdo gjë”, tha mes të tjerash ai.

Gjithashtu ai u ndal edhe te skandali me rrugën Qukës Qafë Plloçë, ndërsa thekson edhe pse është jashtë standardeve askush nuk mban përgjegjësi.

“Rruga Qukës Qafë Plloçë shembet  gjitha dhe nuk mban asnjë përgjegjësi. Kur bëhet fjalë për pushtetarë të vendit, duhet të ketër procedurë, komisione e të drejta. Kujtohet për konventën evropiane të të drejtave të njeriut. Marrin deputetë të lidhur me krimin që kanë bërë vota në lidhje me krimin dhe i nxjerrin studio më studion…Por sa herë qytetari pretendon një të drejtë që i cënohet i kujtojnë Gjermaninë, Suedinë e Amerikën. Por për t’ju përgjigjur qytetarëve sipas këtyre standardeve, komandanti kalon te teza tjetër”, tha ai.

Më tej komentoi edhe deklaratat e Ramës i cili tha se Balluku i ka dorëzuar 3 herë dorëheqjen por që ka qenë vetë kryeministri që  e ka refuzuar.

Pra po na tregon se nuk qenë Belinda Problemi, por e di se po ra Belinda bie ky. Pas Belindës është ky. Edhe ky vetë nuk di çfarë ka firmosur më. E kanë trajtuar shtetin si tokë babe.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

kredia prej 90 miliarde eurosh per ukrainen do te nenshkruhet ne seancen e jashtezakonshme te parlamentit europian me 24 shkurt 69936cca96026
Lajmi i mëparshëm

Kredia prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën do të nënshkruhet në seancën e jashtëzakonshme të Parlamentit Europian më 24 shkurt

ambasada e frances uron kosoven per 18 vjetorin e pavaresise 69936dad9d82c
Lajmi i radhës

Ambasada e Francës uron Kosovën për 18 vjetorin e pavarësisë

Të fundit nga

ShkoLartë