qytetaret presin ndihmat sociale ja cka thone nga ministria e politikes sociale 6a4ecb73517c9

Qytetarët presin ndihmat sociale, ja çka thonë nga Ministria e Politikës Sociale

July 9, 2026
1 minut lexim
denari plata

Qytetarët në Maqedoninë e Veriut të cilët presin ndihmat sociale dhe pensionet pritet t’i kenë mjetet në llogaritë e tyre bankare më së voni deri të premten. Ky vendim vjen pas pritjeve të gjata të kategorive të ndryshme të qytetarëve që varen direkt nga këto të ardhura.

Burime nga Ministria e Politikës Sociale konfirmuan për agjencinë e lajmeve INA se procedurat administrative tashmë kanë përfunduar dhe se dokumentet e nevojshme janë proceduar më tej për ekzekutim.

“Udhëzimet për pagesë tashmë janë firmosur nga udhëheqësia e Ministrisë dhe lënda është dërguar menjëherë në Trezorin e shtetit. Sapo të përfundojë ky transferim teknik, mjetet do të kalojnë në llogaritë rrjedhëse të qytetarëve nëpër bankat komerciale,” deklaruan burime nga Ministria për INA.

Ditëve të fundit qytetarët kanë reaguar për vonesat e këtyre ndihmave sociale, të cilat gjithashtu janë tejet minimale për të përballuar shtrenjtimin e jetesës në vend.(INA)

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

amir elezi u organizua aksioni i dhurimit te gjakut ne kliniken per semundje te femijeve 6a4eca246d6b1
Lajmi i mëparshëm

Amir Elezi: U organizua aksioni i dhurimit të gjakut në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve

Të fundit nga

​SHBA-ja fillon sulmet kundër Iranit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nisën një rund tjetër sulmesh ajrore kundër Iranit të mërkurën, disa orë pasi presidenti Donald Trump tha se armëpushimi midis dy vendeve mund të ketë përfunduar. Këto
ShkoLartë