pas certifikimit te zgjedhjeve kryesia e ldk se mblidhet sot per diskutime politike 6a4f36581007a

Pas certifikimit të zgjedhjeve, Kryesia e LDK-së mblidhet sot për diskutime politike

July 9, 2026
1 minut lexim

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës pritet të mblidhet sot pasi dje u bë certifikimi i rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare.

Mbledhja e Kryesisë së LDK-së është paraparë të nisë në orën 15:00, ndërsa lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i kësaj partie, Besian Mustafa.

Takimi vjen një ditë pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 7 qershorit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Në këto zgjedhje, LDK ka marrë 16.69 për qind të votave, duke siguruar 18 ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Pritet që në këtë mbledhje të diskutohen zhvillimet e fundit politike pas përfundimit të procesit zgjedhor, si dhe hapat e ardhshëm të partisë në kuadër të formimit të institucioneve të reja.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

qytetaret presin ndihmat sociale ja cka thone nga ministria e politikes sociale 6a4ecb73517c9
Lajmi i mëparshëm

Qytetarët presin ndihmat sociale, ja çka thonë nga Ministria e Politikës Sociale

meloni nuk kam asnje keqardhje per trumpin synoj unitetin perendimor 6a4f373391c96
Lajmi i radhës

​Meloni: Nuk kam asnjë keqardhje për Trumpin, synoj unitetin perëndimor

Të fundit nga

ShkoLartë