qytetaret ankohen per klorin dhe eren e ujit ne tirane bashkia brenda normes kujdes depozitat 697913fec2440

Qytetarët ankohen për klorin dhe erën e ujit në Tiranë, bashkia: Brenda normës, kujdes depozitat

January 27, 2026
1 minut lexim

Qytetarë nga zona të ndryshme të Tiranës ankohen për cilësinë e ujit, e shqetësohen për sasinë e tepërt të klorit dhe aromën që mban.

Top Channel u interesua pranë laboratorit të UKT për problematikën, të cilët sqaruan se nuk ka vend për panik pasi parametrat e klorit në rrjetin shpërndarës, janë në nivelet e përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë, nga 0,3 deri në 0,5 miligramë për litër.

“Analizimi për klorin e lirë mbetës si dhe dozimi klorit në të gjitha depot e stacionet tona të pompimit nuk bëhet manualisht në mënyrë që të themi që është dozuar pak apo më shumë por bëhet me dozator automatik kështu që ajo ngjyra e bardhë zakonisht qytetarët e ngatërrojnë me presionin që duket si turbullirë, por që në fakt është thjesht presioni i ujit në atë moment. Për pjesën e aromës, kjo lidhet pak me pjesën e depozitave sepse pastrimi i tyre duhet të bëhet sipas protokollit 2-3 herë në vit dhe ka pallate që nuk e kryejnë fare pastrimin e depozitave”, u shpreh përgjegjësja e laboratorit UKT, Theodora Kamberi.

Për të kaluar nga burimi, tek depot grumbulluese e deri tek çezmat e banesave në kryeqytet, uji i pijshëm duhet të kalojë nëpër disa filtra në mënyrë që të arrihen parametrat e duhur që të jetë i sigurt për qytetarët. Momentalisht në rrjetin e Tiranës kontrollet për ujin kryhen në 16 pika nga 37 të tilla.

“Uji është vazhdimisht në qarkullim ndaj dhe bëhen kontrolle të vazhdueshme. Momentalisht kontrollojnë 16 pika në rrjetin e Tiranës që analizojnë për 7 parametra fiziko-kimik dhe për parametra bakterologjik. Përcaktimi i pikave ku bëhet kontrolli i ujit të pijshëm në rrjet bëhet bashkë me Inspektoriatin e Kujdesit Shëndetësor”, u shpreh Kamberi.

Ndërmarrja e UKT paralajmëron se do ta zgjerojë këtë plan kontrolli dhe deri në përfundim të javës së fundit të janarit, në kryeqytet do të jenë në total 51 pika monitorimi.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kim k e perdora britney spears per tu bere e famshme 6979015c94407
Lajmi i mëparshëm

Kim K: “E përdora Britney Spears për t’u bërë e famshme”

agim ademi pa favorite 697914536738e
Lajmi i radhës

Agim Ademi: Pa favoritë 

Të fundit nga

Cilësia e ajrit në Prishtinë: E moderuar

Aktualisht, kryeqyteti po karakterizohet me cilësi të moderuar të ajrit. Në dallim prej ditëve të mëparshme, kur Prishtina ishte në mesin e qyteteve me ajrin më të ndotur në botë, sonte ajri

Agim Ademi: Pa favoritë 

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka vizituar disa klube të Ligës së Parë të Kosovës, të cilat po përgatiten në Durrës të Shqipërisë. Trepça ‘89, Dinamo, KEK-u, Istogu,
ShkoLartë