qyra kasami struga do te jete gjithmone e hapur per partneritete qe sjellin zhvillim dhe mundesi te reja per te gjithe 69a8b599ea73f

Qyra-Kasami: Struga do të jetë gjithmonë e hapur për partneritete që sjellin zhvillim dhe mundësi të reja për të gjithë

March 5, 2026
1 minut lexim

Kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra, ka zhvilluar sot një takim me kryetarin e Komunës së Tetovës, Billal Kasami, ku në fokus ishte forcimi i bashkëpunimit ndërkomunal dhe konkretizimi i projekteve të përbashkëta zhvillimore.

“Sot pata një takim shumë miqësor me kryetarin e Tetovës, Billal Kasami. Folëm për tema me rëndësi të veçantë për mua: bashkëpunimin real mes komunave tona. Sepse kur ndajmë përvoja dhe punojmë së bashku, mund të bëjmë më shumë për qytetarët tanë,” tha Qyra.

Sipas tij, në takim u diskutua për projekte konkrete në fushën e ekonomisë, turizmit dhe infrastrukturës, të cilat mund të hapin perspektiva të reja zhvillimi për Strugën dhe Tetovën.

“Struga do të jetë gjithmonë e hapur për partneritete që sjellin zhvillim dhe mundësi të reja për të gjithë,” theksoi ai, duke nënvizuar gatishmërinë për bashkëpunim të qëndrueshëm dhe afatgjatë mes dy komunave.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

shba mohon planin per te perdorur forcat kurde per nderhyrje ne iran 69a8afbdf41d4
Lajmi i mëparshëm

SHBA mohon planin për të përdorur forcat kurde për ndërhyrje në Iran

alba vukaj mahnit me fotografite nga pushimet ne tajlande 69a8b7b5cffbf
Lajmi i radhës

Alba Vukaj mahnit me fotografitë nga pushimet në Tajlandë

Të fundit nga

ShkoLartë