qorrolli dialogu strategjik me shba ne skishte filluar se zbatuari po punojme ta restaurojme 68d5b686f2ee1

Qorrolli: Dialogu strategjik me SHBA-në s’kishte filluar së zbatuari, po punojmë ta restaurojmë

September 25, 2025
1 minut lexim

Zëvendësministri në detyrë i Drejtësisë, Vigan Qorrolli, ka thënë se dialogu strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës i pezulluar nuk kishte filluar së zbatuari asnjëherë.

Por, ai ka thënë se janë duke punuar që këtë dialog ta restaurojnë.

Qorrolli në emisionin “InfoNata” në Tëvë1 ka thënë se raportet bilaterale me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shumë të rëndësishme dhe se po punojnë që siç ka thënë ai keqkuptimet momentale të tejkalohen.

“Siç e ka bërë të qartë kryeministri dialogu strategjik është proklamua si tillë, por nuk ka filluar së zbatuari asnjëherë, po ka pas një pezullim… Po synojmë që kjo gjë të restaurohet sa më shpejtë që mos të ketë një momentum tjetër që do ta vështirësonte komunikimin, nuk ka asnjë vështirësi komunikimi mes ShBA-së dhe Kosovës, besoj që raportet bilaterale janë shumë të rëndësishme. SHBA-të janë aleati jetik i Kosovës. Shpresojmë që këto çështje që mund të jenë keqkuptime të momentit të tejkalohen sa ma shpejtë dhe të kthehemi në binarë të duhur”, ka thënë Qorrolli.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë pezulluar dialogun strategjik me Kosovën javë më parë.

Në reagimin e parë pas këtij vendimi, Qeveria e Kosovës kishte thënë se ShBA është aleati kryesor i Kosovës dhe se kritikat do t’i marrin seriozisht.

SHBA në një reagim të ri kishte thënë se do të vazhdojë të mbështesë popullin e Kosovës, duke shtuar se janë të gatshëm të ecin përpara edhe me Qeverinë në detyrë, por siç kishin thënë duan një partner që “shmang veprimet destabilizuese”.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

man city prane rinovimit te kontrates me savinho 68d5b673338e4
Lajmi i mëparshëm

Man City pranë rinovimit të kontratës me Savinho

vrasja e 51 vjecarit ne durres krim pasioni dyshohet se autori dhe viktima kishin lidhje intime me njeri tjetrin 68d5b7248058f
Lajmi i radhës

Vrasja e 51-vjeçarit në Durrës, krim pasioni? Dyshohet se autori dhe viktima kishin lidhje intime me njëri-tjetrin

Të fundit nga

ShkoLartë