qoku per ali ahmetin nuk i ka mbetur asnje grime ideali kombetar apo njerezor 6895ef499c9ea

Qoku për Ali Ahmetin: Nuk i ka mbetur asnjë grimë ideali kombëtar apo njerëzor

August 8, 2025
1 minut lexim

Deputeti i VLEN-it, Bekim Qoku, ka reaguar ashpër ndaj Ali Ahmetit në një status të fundit në rrjetet sociale, duke e akuzuar për mosdënuar ndërhyrjet e Serbisë në veri të Kosovës dhe për mungesë idealeve kombëtare.

Qoku kujton fjalimin e Ahmetit në Prishtinë, ku sipas tij, “Kosovën e sotme e barazoi me atë nën Serbi e Jugosllavi, kur tha ‘trupi morrnica i shkonte kur ka qenë rrugës për në Prishtinë’”.

Ai shton: “Ali Ahmeti ka qenë pjesë e fushatës për t’u votuar Gjykata Speciale. Ai dëgjohet në ‘bombat’ e Zaevit kur bisedon me zyrtarë të PDK-së për dobinë e Gjykatës speciale dhe për Demarkacionin me Malin e Zi”.

Deputeti i VLEN-it kritikon edhe qëndrimin e Ahmetit ndaj ushtarëve të UÇK-së: “Partia e tij ka votuar 6 herë Ligjin e braniellave dhe kurrë nuk është marrë me statusin e ushtarëve të UÇK-së”.

Ai thekson edhe lidhjet e Ali Ahmetit me Serbinë: “Pa u mërzitur fare, ai, thjesht si kryetar i një partie politike, e priti dhe e shëtiti presidentin e Serbisë Vuçiq në kishën e Shën Naumit të Ohrit”.

Qoku përfundon me një kritikë të ashpër: “Atij nuk i ka mbetur më asnjë grimë ideali kombëtar apo njerëzor. Ky ka hallin që të kthehet në pushtet me çdo kusht dhe me çdo çmim”.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mexhiti muhamed murtezi bartes liste ne cair 6895ef463d1d7
Lajmi i mëparshëm

Mexhiti: Muhamed Murtezi bartës liste në Çair

sindikata e sutkoz e bllokoi bulevardin ilindenska per shkak te pagave te papaguara ne florakom dhe luna 6895f4321e66d
Lajmi i radhës

Sindikata e SUTKOZ e bllokoi bulevardin “Ilindenska” për shkak të pagave të papaguara në “Florakom” dhe “Luna”

Të fundit nga

ShkoLartë