qoku besa mund ta braktise qeverine vetem kur vlen i do ta braktise qeverine 699676bbdef46

Qoku: BESA mund ta braktisë Qeverinë, vetëm kur VLEN-i do ta braktisë Qeverinë

February 19, 2026
1 minut lexim

Koordinatori i Grupit Parlamentar të koalicionit VLEN, Bekim Qoku, foli edhe për zhvillimet e fundit që ndodhën në Lëvizjen Besa.

Qoku theksoi se Lëvizja Besa mund ta braktisë Qeverinë, vetëm nëse VLEN-i e braktisë Qeverinë, duke shtuar se BESA është VLEN, VLEN-i është Besë.

“Lëvizja Besa mund ta braktisë Qeverinë, vetëm kur e braktis VLEN-i Qeverinë”, tha Qoku.

– Nëse del Lëvizja Besa, del komplet VLEN-i?

“Jo vetëm nëse del BESA del VLEN-i, por çdo vendim i Besës, është vendim i VLEN-it. Besa është VLEN, VLEN-i është Besë, edhe pak, sepse shpresoj të mos ketë, as Besë, as LD, as ASH, as Alternativë, por të ketë vetëm VLEN. Dhe Bilall Kasami, do të flasë dhe flet në emër të VLEN-it, siç flet Izet Mexhiti, Bekim Sali, Arben Fetai, Bekim Qoku flasin si VLEN. Fatmir Limani aktualisht është në strukturat e Lëvizjes Besa që janë ende funksional”, deklaroi Qoku.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

albin kurti uron besimtaret myslimane per ramazanin empatia eshte virtyt begatia eshte bekim 699648ee925a1
Lajmi i mëparshëm

Albin Kurti uron besimtarët myslimanë për Ramazanin: “Empatia është virtyt, begatia është bekim”

Të fundit nga

Autogoli – ferr për Arsenalin 

Arsenal ka lejuar një befasi nga skuadra e fundit të tabelës. Në ndeshjen e javës së 31-të të Premier League, Wolves barazoi 2:2 ndaj Arsenalit, një rezultat që për “Topçinjtë” ishte pothuajse
ShkoLartë