ZJARRE 3

QMK: Zjarre aktive në “Jasen” dhe zonën e fshatrave Cerovë dhe Belovodicë

August 21, 2025
1 minut lexim

Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) njofton se gjatë 24 orëve të fundit, në territorin e vendit ka pasur gjithsej 18 zjarre në hapësirë të hapur, nga të cilat tre janë aktive.

Sipas QMK-së zjarret janë aktive në territorin e komunave Makedonski Brod, Prilep dhe Mavrovë e Rostushë. Në “Jasen” flakët kanë përfshirë një pyll të përzier.

Në zonën e fshatit Belovodicë, në vendin e quajtur “Livadhet”, flakët kanë përfshirë pyje ahu. Në territorin e fshatit Cerovë, po digjet sipërfaqe me kërcell të ulët dhe drunjë.

Nga zjarret e shuara, dy kanë qenë në territorin e komunave Gostivar, Petrovec dhe Tetovë, ndërsa të tjerat në rajonin e Gazi Babës, Dollnenit, Zhelinës, Krushevës, Negotinës, Radovishit, Strugës, Studeniçanit dhe Kishinovë – Obleshevë.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ZJARRE 1
Lajmi i mëparshëm

LAMM: Mbetet e bllokuar rruga rajonale Makedonski Brod – Shkup

ASH Nepotizmi VLEN infografike
Lajmi i radhës

Aleanca për Shqiptarët: Nepotizmi në VLEN kap institucionet – qytetarët mbeten jashtë | Infografikë

Të fundit nga

Real Madridi përballet me Valencian

Në një mbrëmje me tension të lartë në Mestalla, Real Madridi përballet me Valencian në një ndeshje kyçe të LaLiga EA Sports, me pasoja të rëndësishme për të dyja skuadrat. Los Blancos
ShkoLartë