qmk vazhdimisht e ndjekim situaten cdo veshtiresi qytetaret ta raportojne ne numrin 112 695ee1afa8032

QMK: Vazhdimisht e ndjekim situatën, çdo vështirësi qytetarët ta raportojnë në numrin 112

January 8, 2026
1 minut lexim

Qendra për Menaxhim me Kriza po e ndjek vazhdimisht situatën pas reshjeve të dendura të shiut. Nga QMK u bëjnë thirrje qytetarëve çdo vështërsi të raportojnë në numrin 112.

Njoftimi i plotë nga QMK.

Sipas thirrjeve dhe ndërhyrjeve deri në orën 21:00:

Gostivar dhe rrethina:

Gostivar – Strazhë: rrëshqitje të dheut në rrugë; qarkullimi zhvillohet normalisht.
Tetovë – Banjë: rrëshqitje pranë rrugës që vështirsojnë qarkullimin.
Fshati Balin Dol: përmbytje nga lumi Vardar; u përmbytën 10 parcela bujqësore dhe disa oborre; u ul prodhimi i energjisë në HEC Mavrovë.
Fshati Malo Turçan dhe Banjë e Epërme: përmbytje nga lumenjtë Lakaviçka dhe Sushiçka; tokë bujqësore e përmbytur; komuna nuk ka mekanizëm të përshtatshëm për ndërhyrje.
Fshati Forinë: pemë e rrëzuar në shtratin e lumit Vardar, rrezik për përmbytje; ekip me sharrë motorike në terren.
Tetovë–Banjë: rrëshqitje dhe gurë në rrugë; rruga u pastrua me ekskavator dhe u shënuan shenjat e sigurisë.

Manastir dhe rrethina:

Fshati Lera: përmbytje pranë urës, mund të përhapet drejt fshatit.
Fshati Porodin: përmbytje në fermë pule.
Komuna e Prespës (fshatrat Perovë, Dremenë, Kisha Bardh): oborre dhe toka bujqësore të përmbytura; lumenjtë nuk janë dalë nga shtrati.
Fshati Sirhan: rrëshqitje e larguar.

Ohër dhe Kërçovë:

Ohër: përmbytje në bodrume, garazhe dhe oborre; ndërhynë komunat dhe shërbimet publike.
Kërçovë: objekte banimi të përmbytura në rrugën Prilepska; 60 persona evakuar në palestrën sportive “Hristo Uzunov”.
Ohër – Peshtanë (pranë hotelit Granit): rrëshqitje në rrugë; rruga është e kalueshme, pastrimi i gurëve dhe dheut të mëdhenj pritet të përfundojë brenda 1–2 orësh.
Strugë (Tatesh – Mislodezhda, Dibër – Strugë): pastrime të rrëshqitjeve dhe gurëve në rrugë.

Bogovinjë:

Përmbytje të tokës bujqësore për shkak të një kanali të penguar nga ndërtimi i autostradës; nuk ka shtëpi të rrezikuara.

Të gjitha shërbimet përgjegjëse janë në terren dhe ndërhyjnë për të menaxhuar pasojat e reshjeve të dendura. Qytetarët të jenë të kujdesshëm dhe të ndjekin udhëzimet zyrtare.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zv kryeministri i pare bekim sali cegrani dhe forina mbeshtesin politikat reformuese te vlen it 695ee0f6e359b
Lajmi i mëparshëm

Zv/kryeministri i parë Bekim Sali: Çegrani dhe Forina mbështesin politikat reformuese të VLEN-it

permbytet vendi po demshperblimet ministri vengu asnje nuk do perjashtohet eshte detyrim ligjor 695eee36da8ca
Lajmi i radhës

Përmbytet vendi… po dëmshpërblimet?/ Ministri Vengu: Asnjë nuk do përjashtohet, është detyrim ligjor!

Të fundit nga

ShkoLartë