qeveria zgjat gjendjen e krizes per naften dhe derivatet deri me 20 tetor 6a5a1c5241ac9

Qeveria zgjat gjendjen e krizës për naftën dhe derivatet deri më 20 tetor

July 17, 2026
1 minut lexim
%D0%93%D0%BE%D1%80%D0%B8%D0%B2%D0%B0 %D0%B1%D0%B5%D0%BD%D0%B7%D0%B8%D0%BD %D0%B4%D0%B8%D0%B7%D0%B5%D0%BB 2

Qeveria miratoi vendimin për vazhdimin e gjendjes së krizës për shkak të rrezikut për çrregullim të furnizimit me naftë dhe derivate të naftës. Masa do të jetë në fuqi nga 21 korriku deri më 20 tetor, përcjell TV21. Sipas Qeverisë, vendimi mundëson reagim më të shpejtë në rast të problemeve me furnizimin ose rritjeve të mëdha të çmimeve në tregjet ndërkombëtare.

“Qëllimi i këtij vendimi është që Qeveria të ketë një mekanizëm të përshtatshëm ligjor për reagim të shpejtë dhe efikas, me qëllim ruajtjen e stabilitetit të furnizimit, zbutjen e pasojave nga çrregullimet eventuale të tregut dhe mbrojtjen e interesave dhe standardit jetësor të qytetarëve dhe ekonomisë”, thuhet në njoftimin e shërbimit për shtyp të Qeverisë.

Pas harmonizimit në kuadër të procedurave qeveritare, vendimi do t’i dorëzohet Kuvendit për shqyrtim dhe miratim, në përputhje me kompetencat ligjore.

“Qeveria do të vazhdojë t’i ndjekë me kujdes zhvillimet në tregun vendor dhe ndërkombëtar të energjisë dhe, nëse rrethanat e kërkojnë, do të vazhdojë të miratojë masa në kohë dhe të përshtatshme në interes të furnizimit të sigurt, stabil dhe të pandërprerë me naftë dhe derivate të naftës”, njoftoi shërbimi për shtyp i Qeverisë.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rrefimi trondites i modeles jess davies burrat shperndajne fshehurazi video intime te grave 6a5a185e7b7d5
Lajmi i mëparshëm

Rrëfimi tronditës i modeles Jess Davies: Burrat shpërndajnë fshehurazi video intime të grave

IMG 3798
Lajmi i radhës

Mexhiti priti Ylli Limanin dhe vizitoi me të kampusin e Universitetit “Nënë Tereza”

Të fundit nga

ShkoLartë