IMG 3798

Mexhiti priti Ylli Limanin dhe vizitoi me të kampusin e Universitetit “Nënë Tereza”

July 17, 2026
1 minut lexim

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, mirëpriti këngëtarin e njohur shqiptar Ylli Limani, me të cilin vizitoi kampusin e ri të Universitetit “Nënë Tereza”, ku nga afër u njohën me ecurinë e punimeve për një nga investimet më të mëdha në arsimin universitar në gjuhën shqipe.

Gjatë vizitës u diskutua për rëndësinë e investimit në arsim, krijimin e mundësive për të rinjtë dhe rolin që arti, kultura dhe edukimi kanë në ndërtimin e një shoqërie më të zhvilluar.

“Investimi në dije është investimi më i rëndësishëm për të ardhmen. Më gëzon që artistë të suksesshëm si Ylli Limani janë pranë të rinjve dhe japin shembull pozitiv përmes punës, talentit dhe përkushtimit të tyre,” deklaroi Mexhiti.

Në përfundim të vizitës, Mexhiti i uroi Ylli Limanit një koncert të suksesshëm në Shkup dhe suksese të mëtejshme në karrierën e tij artistike.

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

qeveria zgjat gjendjen e krizes per naften dhe derivatet deri me 20 tetor 6a5a1c5241ac9
Lajmi i mëparshëm

Qeveria zgjat gjendjen e krizës për naftën dhe derivatet deri më 20 tetor

anglia ndalon shitjen e pijeve me permbajtje kafeine per personat nen 16 vjec 6a5a2e47a0cae
Lajmi i radhës

Anglia ndalon shitjen e pijeve me përmbajtje kafeine për personat nën 16-vjeç

Të fundit nga

ShkoLartë