qeveria pa detaje per rikonstruimin vendimet pas konsultimeve me koalicionin 6a35a2d03595e

Qeveria pa detaje për rikonstruimin, vendimet pas konsultimeve me koalicionin

June 19, 2026
1 minut lexim
Qeveria e re Maqedonise 1 780x439 1

Qeveria njofton se procesi i paralajmëruar i rikonstruimit po zhvillohet përmes bisedimeve me partnerët e koalicionit. Në këtë kuadër, për sot dhe nesër janë planifikuar takime me përfaqësuesit e partive ZNAM dhe VLEN.

Nga Qeveria theksojnë se bisedimet ndodhen ende në një fazë të hershme dhe se bëhet fjalë për një proces të ndjeshëm, i cili kërkon qasje serioze dhe të përgjegjshme.

“Për shkak se negociatat janë ende në fillim, nuk do të japim detaje shtesë në këtë fazë. Sapo të arrihen marrëveshje konkrete dhe të përcaktohen zgjidhjet, publiku do të informohet në mënyrë të plotë dhe transparente”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Në reagim rikujtohen edhe qëndrimet e kryeministrit Hristijan Mickoski, të shprehura gjatë shënimit të 36-vjetorit të partisë së tij në Strumicë. Sipas Qeverisë, këto qëndrime mbeten të pandryshuara dhe përbëjnë parim udhëheqës në procesin e vlerësimit të punës së funksionarëve.

Mickoski kishte deklaruar se po ndjek me vëmendje gjendjen në institucionet shtetërore dhe se nuk është i kënaqur me sjelljen e një pjese të funksionarëve, të cilët, sipas tij, janë larguar nga parimet mbi të cilat është ndërtuar qeverisja aktuale.

Ai kishte theksuar se vazhdimisht merr ankesa për angazhim të pamjaftueshëm nga disa ministra dhe drejtorë, si dhe për mungesë afërsie me problemet dhe nevojat e qytetarëve.

“Qeveria është zgjedhur për t’u shërbyer qytetarëve, jo për të shijuar privilegjet e pushtetit. Çdo funksionar duhet të jetë i qasshëm, i përkushtuar dhe vazhdimisht pranë njerëzve”, kishte deklaruar kryeministri.

Po ashtu, Mickoski kishte bërë të qartë se nuk do të tolerojë mosrealizimin e detyrimeve dhe se çdo funksionar që nuk arrin t’u përgjigjet sfidave të pozitës duhet të rishqyrtojë me përgjegjësi vendin e tij në ekipin qeveritar.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

perrie edwards zbulon fustanin e trete te nuserise dhe ndan momente te reja nga dasma luksoze ne portugali 6a359f0ed5ffd
Lajmi i mëparshëm

Perrie Edwards zbulon fustanin e tretë të nusërisë dhe ndan momente të reja nga dasma luksoze në Portugali

i kerkova izraelit armepushim me hezbollahun trump ndonjehere duhet te logjikosh 6a35b4c682fcc
Lajmi i radhës

“I kërkova Izraelit armëpushim me Hezbollahun”, Trump: Ndonjëherë duhet të logjikosh

Të fundit nga

ShkoLartë