qeveria ne detyre miraton raportin per kontrollin e financave publike dhe krijimin e fondit te konfiskimit 6a4455f32d188

Qeveria në detyrë miraton raportin për kontrollin e financave publike dhe krijimin e “Fondit të Konfiskimit”

July 1, 2026
1 minut lexim

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka mbajtur një mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar dy vendime që lidhen me menaxhimin e financave publike dhe administrimin e pasurisë së konfiskuar.

Në mbledhje është miratuar Raporti i Konsoliduar Vjetor për Funksionimin e Sistemit të Kontrollit të Brendshëm të Financave Publike në subjektet e sektorit publik për vitin 2025.

Po ashtu, ekzekutivi ka miratuar vendimin për autorizimin e Ministrisë së Financave që të ndërmarrë veprimet e nevojshme për hapjen e një llogarie të dedikuar në kuadër të Llogarisë së Vetme të Thesarit (LlVTH), me emërtimin “Fondi i Konfiskimit”.

Sipas vendimit, kjo llogari do të shërbejë ekskluzivisht për pranimin dhe evidentimin e të hyrave që rrjedhin nga konfiskimi i pasurisë me vendime gjyqësore të formës së prerë.

Qeveria ka bërë të ditur se krijimi i kësaj llogarie synon të sigurojë administrim më të organizuar dhe më transparent të mjeteve financiare që burojnë nga konfiskimi i pasurisë.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

bejxhan iljazi braktis frontin evropian i bashkohet shumices parlamentare 6a443f72dbf29
Lajmi i mëparshëm

Bejxhan Iljazi braktis Frontin Evropian, i bashkohet shumicës parlamentare

drejtori i bankes me te madhe ruse kerkon perfundimin e shpejte te luftes ne ukraine 6a4456d122b89
Lajmi i radhës

Drejtori i bankës më të madhe ruse kërkon përfundimin e shpejtë të luftës në Ukrainë

Të fundit nga

ShkoLartë