qeveria miraton projektligjin per ratifikimin e marreveshjes se ekstradimit me suedine 6ae1ada44cb30

Qeveria miraton Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes së ekstradimit me Suedinë

October 28, 2026
1 minut lexim

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Suedisë për ekstradim, me qëllim të forcimit të bashkëpunimit juridik ndërkombëtar në luftimin e kriminalitetit.

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka thënë se marrëveshja përcakton procedurat dhe kushtet për ekstradimin e personave të kërkuar, si për ndjekje penale, ashtu edhe për ekzekutimin e dënimeve të shqiptuara nga autoritetet gjyqësore.

“Marrëveshja ndërmjet Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Suedisë për ekstradim ka për qëllim forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në luftimin e kriminalitetit dhe në administrimin e drejtësisë.

Ajo përcakton procedurat, kushtet për ekstradimin e personave të kërkuar, qoftë për ndjekje penale, qoftë edhe për ekzekutimin e dënimeve të shqiptuara nga autoritetet gjyqësore, duke garantuar njëkohësisht respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut. Ratifikimi i kësaj marrëveshjeje do të kontribuojë në plotësimin e kuadrit ligjor të Kosovës dhe forcimin e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar në çështje penale”, tha ajo.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

netanyahu del para mbeshtetesve e djathta fitoi shumice vendimtare do te formojme qeveri te djathte kombetare 6ae159d93a991
Lajmi i mëparshëm

Netanyahu del para mbështetësve: E djathta fitoi shumicë vendimtare, do të formojmë qeveri të djathtë kombëtare

rama kembengul per dialog me protestuesit sofra e gurte para kryeministrise per te treten dite radhazi 6ae1adfbde890
Lajmi i radhës

Rama ‘këmbëngul’ për dialog me protestuesit, sofra e gurtë para Kryeministrisë për të tretën ditë radhazi

Të fundit nga

ShkoLartë