Qeveria e Maqedonisë së Veriut njofton se në seancën e 141-të të mbajtur sot, është informuar për ecurinë e procedurës për nominimin e kandidatëve për pozitën e gjyqtarit në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Në këtë drejtim, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme prezantoi Informacionin mbi aktivitetet e realizuara, në përputhje me njoftimin e dorëzuar nga Komisioni për përzgjedhjen e kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, me të cilin informohet për propozimin e Komisionit për përzgjedhjen e tre kandidatëve: Jordan Apostollski, Natasha Boshkova dhe Sasho Georgievski.
“Pas shqyrtimit, Qeveria e miratoi Informacionin, pas së cilit Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, si institucion kompetent i ngarkuar për zbatimin e aktiviteteve administrative dhe teknike në procedurë, do të vazhdojë me sigurimin e mendimit nga Paneli Ndërkombëtar Këshillëdhënës i Ekspertëve pranë Këshillit të Evropës, lidhur me përmbushjen e kritereve të përcaktuara nga kandidatët e propozuar”.
“Pas marrjes së mendimit nga Paneli Ndërkombëtar Këshillëdhënës, Komisioni do t’ia dorëzojë Qeverisë listën me tre kandidatët, pas çka lista përfundimtare do t’i përcillet Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës”, – thonë nga Qeveria.


