qeni kafshoi per vdekje 2 vjecarin babai im bir me pa buzeqeshi dhe mbylli syte 69348c34706d5

Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin, babai: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë

December 6, 2025
1 minut lexim

Shoqëria e Zakynthos është e tronditur nga vdekja e një djali 2-vjeçar shqiptar në fshatin Agios Leontas, pasi u sulmua barbarisht nga qeni PitBull i familjes.



“Vajza ime e vogël më thirri dhe unë vrapova shpejt, kjo është e gjitha që mbaj mend. Djali im i vogël iku”, tha babai i djalit për Alpha me zërin që i dridhej.

Sipas informacioneve nga ERT, çifti, i cili ka edhe dy fëmijë të tjerë, ishte nisur për të blerë furnizime për shtëpinë dhe kur u kthyen pak pas mesditës, djali i vogël i shpëtoi vëmendjes dhe shkoi drejt pemës ku ishte lidhur qeni, i cila e sulmoi  duke i shkaktuar lëndime të rënda.

“Qeni ishte endacak, e kishin lëshuar dhe e morëm sepse njerëzit në fshat bërtisnin se do t’i hante kafshët. E mora që të kishte një vend për të qëndruar dhe hëngri fëmijën tim . Fëmija më pa, më buzëqeshi dhe mbylli sytë”, shtoi babai i fëmijës.

Prindërit e fëmijës e çuan atë në Spitalin e Përgjithshëm të Zakynthos, ku mjekët luftuan për ta sjellë në jetë, por për fat të keq nuk ia dolën dot.

Autoritetet kompetente janë mobilizuar për të hetuar rrethanat e sulmit, ndërsa prindërit po mbahen në paraburgim.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

pas raketave dhe avioneve italia blene arme amerikane me vlere 2 2 miliarde euro 693489263cec5
Lajmi i mëparshëm

Pas raketave dhe avionëve, Italia blenë armë amerikane me vlerë 2.2 miliardë euro

Të fundit nga

ShkoLartë