qendra per menaxhim me kriza deme ne shkup kocan shtip kumanove e strumice 6a607b8ee4129

Qendra për Menaxhim me Kriza: Dëme në Shkup, Koçan, Shtip, Kumanovë e Strumicë

July 22, 2026
1 minut lexim
kisha

Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) njofton se stuhia e djeshme me erë të fortë, shi dhe reshje të rrëmbyeshme ka shkaktuar dëme materiale në disa rajone të Maqedonisë së Veriut.

“Më të goditura janë Shkupi, Kumanova, Koçani, Shtipi, Strumica dhe disa qytete të rajonit të Vardarit, ku janë regjistruar drunj të rrëzuar, kulme të dëmtuara, kabllo elektrike të këputura, shtylla të rrëzuara dhe ndërprerje të furnizimit me energji elektrike”, thuhet në njoftimin e QMK-së.

Në Shkup, pas orës 17:00, në numrin emergjent 112 janë pranuar mbi 9.000 thirrje nga qytetarët, kryesisht për pasojat e motit të ligë.

Në Koçan, rreth 80% e qytetit mbeti pa energji elektrike, ndërsa ndërprerja e energjisë ndikoi edhe në furnizimin me ujë. Në Shtip, era dëmtoi rreth gjysmën e kulmit të Spitalit Klinik dhe shkaktoi përmbytje në disa hapësira të tij.Ndërkohë, në Tetovë janë regjistruar vetëm dëme të vogla materiale, ndërsa situata vlerësohet stabile.

“Ekipet e zjarrfikësve, policisë, EVN-së dhe ndërmarrjeve publike ndodhen në terren dhe po punojnë për pastrimin e pasojave dhe normalizimin e gjendjes”, thekson QMK.
Institucioni u bën thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjen pranë drunjve të dëmtuar, shtyllave dhe kabllove elektrike dhe çdo rrezik ta raportojnë në numrin emergjent 112.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

harry styles anulon koncertin ne brazil per shkak te nje problemi shendetesor 6a60779d8d6cd
Lajmi i mëparshëm

Harry Styles anulon koncertin në Brazil për shkak të një problemi shëndetësor

Të fundit nga

ShkoLartë