nuk ka dallime etnike avni islami flet per aksionin ne ujman dhe veriun e kosoves 6a60921d1eb2f

“Nuk ka dallime etnike”, Avni Islami flet për aksionin në Ujman dhe veriun e Kosovës

July 22, 2026
1 minut lexim

Eksperti i sigurisë, Avni Islami, ka deklaruar se aksioni shtetëror për rrënimin e ndërtimeve pa leje në Kosovë bazohet në sundimin e ligjit dhe trajtimin e barabartë të qytetarëve.

Ai ka thënë se operacioni po shtrihet në gjithë vendin, përfshirë edhe veriun e Mitrovicës, ndërsa fokus i fundit ka qenë zona përreth Liqenit të Ujmanit, ku janë evidentuar raste të shumta të ndërtimeve ilegale.

Sipas Islamit, përpjekjet për ta paraqitur këtë aksion si politik nuk qëndrojnë, pasi ndërhyrjet, sipas tij, mbështeten në bazë ligjore dhe jo në përkatësi etnike.

Postimi i plotë:

Sundimi i ligjit dhe trajtimi i barabartë i qytetarëve, pa dallime etnike, mbeten parimet kryesore të aksionit shtetëror për rrënimin e ndërtimeve pa leje në Kosovë.

Ky operacion, i cili tashmë ka përfshirë edhe në zona si Rugova, Brezovica e Batllava, po shtrihet në të gjithë vendin, përfshirë edhe veriun e Mitrovicës.

Fokus i ndërhyrjeve të fundit është bërë rreth Liqenit të Ujmanit, ku janë evidentuar raste të shumta të paligjshme, disa prej të cilave u përkasin eksponentëve të lartë politikë serbë.

Megjithëse mediat zyrtare në Beograd kanë tentuar ta paraqesin këtë operacion si një lëvizje me prapavijë politike, ky qëndrim bie ndesh me faktet në terren. Mbështetja e plotë e aksionit mbi bazën ligjore çaktivizon çdo tentativë për propagandë dhe i zhvesh këto pretendime nga çdo argument juridik apo faktik.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

qendra per menaxhim me kriza deme ne shkup kocan shtip kumanove e strumice 6a607b8ee4129
Lajmi i mëparshëm

Qendra për Menaxhim me Kriza: Dëme në Shkup, Koçan, Shtip, Kumanovë e Strumicë

kontroll ne oret e para te mengjesit ne burgun e drenoves i kapet serish telefon laert
Lajmi i radhës

Kontroll në orët e para të mëngjesit në burgun e Drenovës, i kapet sërish telefon Laert Haxhiut

Të fundit nga

ShkoLartë