putini thote se perendimi nuk duhet te kete monopolin e inteligjences artificiale 6560d6bb67919

Putini thotë se Perëndimi nuk duhet të ketë monopolin e inteligjencës artificiale

November 24, 2023
1 minut lexim

Presidenti Rus Vladimir Putin paralajmëroi ditën e Premte se Perëndimi nuk duhet të lejohet të zhvillojë monopol në sferën e inteligjencës artificiale duke thënë se një strategji ambicioze Ruse për zhvillimin e AI do të aprovohet së shpejti.

Kina dhe SHBA po udhëheqin garën e zhvillimeve në AI, për të cilin hulumtuesit dhe liderët besojnë se do të transformojmë dhe revolucionarizojë shoqërinë në të njëjtën mënyrë si kompjuterët në fund të shekullit 20.

Moska ka ambicie gjithashtu të bëhet një fuqi AI por përpjekjet e tij janë penguar nga lufta në Ukrainë dhe si rezultat shumë shkencëtarë të talentuar kanë lënë Rusinë.

Sanksionet Perëndimore nga Rusisë kanë goditur importet e teknologjisë së lartë. Duke folur për një konferencë AI në Moskë krahas CEO-s së Sberbank German Pref, Putin tha se përpjekjet për të ndaluar AI ishin të pamundura dhe do të ishte e rrezikshme e papranueshme që platformat Perëndimore të krijonin monopol në teknologjinë AI.

“Në të ardhmen e afërt, një prej hapave të parë, një dekret presidencial do të nënshkruhet dhe një versioni i ri i strategjisë kombëtare për zhvillimin e inteligjencës artificiale do të aprovohet,” tha Putin gjatë konferencës.

Putin tha se strategjia e re do të kishte ndryshime të mëdha, përfshirë “zgjerimin fondamental dhe kërkimin e aplikuar në fushën e inteligjencës artificiale dhe modeleve të mëdha gjuhësore.”

Rusia, tha ai, duhet të bëjë ndryshime legjislative dhe investuese për të nxitur zhvillimin e AI. /PCWorld Albanian

BURIMI: PCWORLD.AL

MARKETING

RENT A CAR

inteligjenca artificiale putin dominimi i sistemeve te teknologjise perendimore i rrezikshem 6560d246c7fc9
Story i mëparshëm

Inteligjenca artificiale, Putin: Dominimi i sistemeve të teknologjisë perëndimore, i rrezikshëm

hamasi ia dorezoi kryqit te kuq 13 pengje izraelite 6560d738ba0b3
Story i radhës

Hamasi ia dorëzoi Kryqit të Kuq 13 pengje izraelite

Të fundit nga

ShkoLartë