putin refuzoi takimin zelensky rusia po zgjedh serish luften 6a233fc68bd9c

Putin refuzoi takimin, Zelensky: Rusia po zgjedh sërish luftën

June 5, 2026
1 minut lexim

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e ka cilësuar si të dobët reagimin e homologut të tij rus, Vladimir Putin, ndaj letrës së hapur me të cilën kërkoi zhvillimin e bisedimeve të drejtpërdrejta mes dy liderëve.



Në një video-mesazh të publikuar në platformën X, Zelensky akuzoi Rusinë se po zgjedh sërish rrugën e luftës në vend të dialogut

“Fatkeqësisht, pala ruse zgjodhi sërish luftën. Të gjithë e dëgjuan përgjigjen sot. Ishte një përgjigje e dobët”, u shpreh presidenti ukrainas.

Zelensky tha se Putin nuk po tregon vullnet për t’i dhënë fund konfliktit dhe shtoi se reagimi i Kremlinit ka zhgënjyer shumë njerëz në mbarë botën.

Komentet e tij erdhën pasi presidenti rus deklaroi gjatë Forumit Ekonomik Ndërkombëtar të Shën Petersburgut se aktualisht nuk sheh arsye për t’u takuar me Zelenskyn.

Putin kritikoi përmbajtjen e letrës së hapur të presidentit ukrainas, duke thënë se ajo përmbante “elemente vrazhdësie” dhe se një qasje e tillë nuk krijon kushtet e nevojshme për negociata personale.

“A është kjo një mënyrë për të krijuar kushte për takime dhe negociata personale apo po krijon një mjedis ku takimet personale bëhen të pamundura? Unë mendoj se është kjo e fundit”, deklaroi Putin.

Burimi: opinion.al

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

radev maqedonise se veriut i duhet vetem te perfshije bullgaret ne kushtetute per te filluar negociatat me be ne 6a232dd328459
Lajmi i mëparshëm

Radev: Maqedonisë së Veriut i duhet vetëm të përfshijë bullgarët në Kushtetutë për të filluar negociatat me BE-në

nje nga speciet me te rrezikuara ne bote foka monaka rikthehet ne gjirin e orikumit 6a2344523fbc9
Lajmi i radhës

Një nga speciet më të rrezikuara në botë, foka Monaka rikthehet në Gjirin e Orikumit

Të fundit nga

Ahmeti: Në këto 24 vjet kemi punuar me dinjitet

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka njoftuar se partia shënoi 24-vjetorin e themelimit në një aktivitet të organizuar në Parkun e Qytetit në Shkup, ku morën pjesë anëtarë, simpatizantë
ShkoLartë