punime ne mbikalim arrsh njofton bllokimin e rruges tirane rinas 6964ff75d0096

Punime në mbikalim, ARRSH njofton bllokimin e rrugës Tiranë-Rinas

January 12, 2026
1 minut lexim

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se, për shkak të punimeve që po kryhen për ndërtimin e mbikalimit të ri në Qafë Kashar, do të ketë bllokim të rrugës në drejtimin Tiranë-Rinas, në datat 13-14 janar në intervialin kohor 20:00-06:00.



Sipas ARRSH, qarkullimi i mjeteve drejt Aeroportit të Rinasit do të realizohet përmes rrugëve alternative:  Vorë–Fushë Krujë (kthesa e Rinasit), rruga dytësore Tiranë- Kamëz-Valias-Rinas, rruga Kashar–Thumanë.

“Kërkojmë mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve, të cilët duhet të ndjekin sinjalistikën provizore dhe të planifikojnë lëvizjen në kohë”, thotë ARRSH.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

grupet kriminale nga ballkani lidhje me venezuelen europol por jo destinacion kryesor 6964fc49d8543
Lajmi i mëparshëm

Grupet kriminale nga Ballkani lidhje me Venezuelën, EUROPOL: Por jo destinacion kryesor

irani te gatshem per negociata te drejta dhe dinjitoze me shba ne 6965008524363
Lajmi i radhës

Irani: Të gatshëm për negociata të drejta dhe dinjitoze me SHBA-në

Të fundit nga

ShkoLartë