punesimet tinezare ne spitalin e kumanoves 80 maqedonas asnje shqiptare 6af601adaacb5

Punësimet tinëzare në Spitalin e Kumanovës, 80 maqedonas, asnjë shqiptarë

November 12, 2026
1 minut lexim
IMG 2148

Punësimet e fundit në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës kanë hapur një debat të ashpër mbi përfaqësimin etnik, pasi në listën e dhjetëra të punësuarve të rinj nuk figuron asnjë përfaqësues i komunitetit shqiptar. Drejtori i spitalit, Sasho Stoshevski, vazhdon të heshtë lidhur me këtë situatë, ndërsa gjatë gjithë ditës nuk i është përgjigjur telefonatave të gazetarëve për prononcim.

Sipas informacioneve të Alsat, procesi i punësimeve është zhvilluar në disa faza të ndryshme: fillimisht 10 persona kanë marrë vendime pune para dy muajsh, më pas janë angazhuar 7 persona me kontrata para një muaji dhe 7 të tjerë para një jave.

Ndërsa ditë më parë, këtij numri i janë shtuar edhe 62 persona të tjerë të angazhuar me kontrata. Bazuar në të dhënat e siguruara, të gjithë rreth 80 të punësuarit janë të përkatësisë etnike maqedonase. Këto punësime kanë nxitur reagime ashtu që funksionarë të VLEN kanë pasur takime me drejtorin Stoshevski, ndërsa dega e BDI-së në Kumanovë për nesër ka paralajmëruar një konferencë me gazetarët. (INA)I’m

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

autori i te shtenave ne uashington vdes pasi qelloi ndaj oficereve dhe me pas e ktheu armen kunder vetes 6af60157d727f
Lajmi i mëparshëm

​Autori i të shtënave në Uashington vdes pasi qëlloi ndaj oficerëve dhe më pas e ktheu armën kundër vetes

skena nudo qe e beri te hezitonte charlize theronin aktorja kerkoi mendimin e nenes 6af601b0487e0
Lajmi i radhës

Skena nudo që e bëri të hezitonte Charlize Theronin, aktorja kërkoi mendimin e nënës

Të fundit nga

ShkoLartë