publikohen video te shpaketimit te pixel 8 dhe pixel 8 pro dy dite perpara zyrtarizimit 651b138280fa9

Publikohen video të shpaketimit të Pixel 8 dhe Pixel 8 Pro dy ditë përpara zyrtarizimit

October 2, 2023
1 minut lexim

Evenimenti i debutimit të Pixel 8 është vetëm pak ditë larg, por dikush ka arritur që të ketë në dorë smartfonin e ardhshëm të Google.

Në një çift videosh shpaketimi në YouTube nga PBKreviews, mund të shikoni paketimin e Pixel 8 dhe Pixel 8 Pro së bashku me një paraqitje të shkurtër të dizajnit të tyre.

Videot nuk japin detaje më tepër sesa kemi parë nga informatorët e industrisë në javët dhe muajt e kaluar, por tregojnë se të dy telefonët përmbajnë në paketim një kabëll USB-C, një manual dhe një adapter Quick Switch nga USB-A në USB-C me të cilin mund të transferoni përmbajtjet e telefonit të vjetër në Pixel 8.

Gjithashtu prej videos mund të shohim një pamje të variacioneve të ngjyrave. Modeli gri i Pixel 8 ka shiritin e kamerës prej argjendi.

Ndërsa në rastin e Pixel 8 Pro kemi një telefon në ngjyrë të zezë me shirit kamere me shkëlqim. PBKreview gjithashtu tregoi ekranin e bllokimit të dy pajisjeve duke sugjeruar se vinë me të njëjtin sensorë të shenjave të gishtërinjve nën ekran si paraardhësit.

Sipas spekulimeve, Pixel 8 Pro do të ketë ekran 6.7-inç dhe kamera të pasme prej 50-megapiksel kryesore, 48-megapiksel ultrawide dhe 48-megapiksel telefoto 5X. Ndërkaq Pixel 8 vjen me ekran 6.17-inç dhe dy kamera të pasme prej 50-megapiksel kryesore (e njëjtë me Pixel 8 Pro) dhe 12-megapiksel ultrawide. /PCWorld Albanian

BURIMI: PCWORLD.AL

MARKETING

RENT A CAR

spikeren e lajmeve e kap e qeshura gjate transmetimit live momenti ben xhiron e rrjetit 651b0f0eafaa7
Story i mëparshëm

Spikeren e lajmeve e kap e qeshura gjatë transmetimit ‘live’, momenti bën xhiron e rrjetit

okb misioni ne karabak kaloi pa dhune kunder civileve armene dhe demtime ne infrastrukturen civile 651b13c0d893d
Story i radhës

OKB: Misioni në Karabak kaloi pa dhunë kundër civilëve armenë dhe dëmtime në infrastrukturën civile

Të fundit nga

Përfundon gara e 26 shteteve

Ka përfunduar zyrtarisht konkurrimi në natën finale të ‘Eurovision 2025’. Plot 26 shtete u ngjitën në skenë të përfaqësuar nga këngëtarët e tyre. Kurse, me Shqipërinë që përmbylli me sukses paraqitjen në këtxë

Fshati Poslishtë josh shumë vizitorë

Investimet në disa fshatra të komunës së Prizrenit duket se kanë shtuar interesimin për turizmin rural. Në Poslishtë, Komuna investoi mbi 120 mijë euro në infrastrukturë dhe parkun e fshatit rreth Gurrës.
ShkoLartë