Pamje të një përleshjeje fizike mes ish-banorëve të Big Brother VIP, Joz Marku dhe Edi Kuçi, kanë qarkulluar së fundmi, duke rikthyer në vëmendje incidentin për të cilin prej ditësh po raportohet në rrjet.
Në pamjet e siguruara edhe nga media, pretendohet se Jozi, së bashku me disa persona të tjerë, e rrethojnë Edin dhe e godasin gjatë përleshjes.
Incidenti vjen pas disa ditësh me raportime dhe aludime për një konflikt fizik mes dy ish-banorëve.
Më herët, Edi ishte parë edhe me fashë në kokë, çka kishte shtuar dyshimet rreth asaj që kishte ndodhur.
Burimi: botasot.info

