publikohen formacionet zyrtare te shqiperi letoni 68c06633a78ed

Publikohen formacionet zyrtare të Shqipëri – Letoni

September 9, 2025
1 minut lexim

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot në “Air Albania” një ndeshje që duhet fituar me çdo kusht përballë Letonisë.

Sfida e kualifikuesve të Botërorin 2026 është një “finale” e parakohshme për kuqezinjtë e drejtuar nga Silvinjo, duke pasur parasysh situatën në grup.

Çdo rezultat përveç fitores thuajse nxjerr Shqipërinë jashtë loje për një nga dy vendet e para në grup dhe do të duhen mrekulli në ndeshjet e mbetura. 

Image

Formacionet

Kësisoj, trajneri Silvinjo ka orientuar kuqezinjtë me forca të shumta në repartin e avancuar.

Ashtu siç pritej, në ndeshjen me Letoninë ka një ndryshim radikal në krahasim me rreshtimin ndaj Gjibraltarit. Duke filluar nga porta e deri në sulm ka ndryshime futbollistësh.

Bie në sy se Hysaj ka ruajtur vendin në të djathtën e prapavijës e cila pastaj ka ndryshuar plotësisht me Strakoshën në portë dhe dyshen Ajeti-Gjimshiti në qendër e Mitajn nga e majta.

Në mesfushë është kthyer treshja tashmë e zakonshme titullare me Shehun, Asllanin e Laçin.

Në sulm, Bajrami kthehet majtas e Broja në të djathtën, kurse Manaj është titullar në qendër.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

prezantimi ne shqip i librit lidershipit rama privilegj dhe pergjegjesi te shkruaja parathenien e ketij botimi 68c065d47798e
Lajmi i mëparshëm

Prezantimi në shqip i librit “Lidershipit”, Rama: Privilegj dhe përgjegjësi të shkruaja parathënien e këtij botimi

kosova ne krize politike zgjedhjet e reja domosdoshmeri 68c066400f2c6
Lajmi i radhës

Kosova në ‘krizë politike’, zgjedhjet e reja domosdoshmëri

Të fundit nga

Kosova

Kosova është me fat, ca politikanë hajna janë në agoni, duke dhënë shpirt për ta lënë Kosovën të ngrihet përsëri. Politikanët hajna, deri më tani Kosovën e kanë vjedhur, popullatën e kanë
ShkoLartë